Një grua është gjetur pa shenja jete të mërkurën rreth orës 07:00 në Leposaviq.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.


Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Leposaviq / 09.09.2026-07:00. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/