LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një 21-vjeçar pa shenja jete në Deçan

Gjendet një 21-vjeçar pa shenja jete në Deçan
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jetë të premten rreth orës 23:35 në fshatin Baballoq, në Deçan.

Në një njoftim për media nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës thuhet se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.


Tutje thuhet se njësitet policore të stacionit policor në Deçan, së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me datën 19 prill 2019 rreth orës 23:35, Policia është informuar se në fsh. Baballoq në shtëpin e ankusit, tani viktima E.H. (i lindur) 1998 m/k/sh, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor. Njësitet policore të stacionit policor në Deçan së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, poashtu vendngjarjes iu është përgjigjur edhe Njësiti Hetimeve Rajonale”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ku me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

“Rreth orës 02:20 është tërhequr nga vendi i ngjarjes. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes)”, thuhet në njoftimin  e Policisë së Kosovës, rajoni i Pejës. /Telegrafi/