LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një mjet shpërthyes në oborrin e një serbi në Kllokot, në vendin e ngjarjes del edhe KFOR-i

Gjendet një mjet shpërthyes në oborrin e një serbi në Kllokot, në vendin e ngjarjes del edhe KFOR-i

Policia Rajonale në Gjilan, ka njoftuar se ka pranuar një ankesë nga një person i nacionalitetit serb në Kllokot, se në oborrin e tij ka gjetur një mjet të dyshuar.

Sipas policisë njësitet përkatëse, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një granatë dore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacionit Policor në Kllokot, ka pranuar ankesë nga Z.J,(1963) Kosovar Serb nga fshati Mogillë Komuna Kllokot se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar. Patrulla e Policisë së Stacionit Policor Kllokot menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pa shpërthyer dhe e siguruar me sigurues”, njofton policia.

Policia gjithashtu njofton se i kanë evakuuar banorët e kësaj pjese dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR-i.

“Menjëherë janë evakuuar banorët në një perimetër të nevojshëm dhe është siguruar vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR- i amerikan, po ashtu edhe njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan”.

Sipas policisë granata është tërhequr e pa shpërthyer nga njësitet përkatëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori