Gjendet një granatë dore në oborrin e QKMF-së në Podujevë

Një mjet i dyshuar (granatë dore) është gjetur në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në rrugën “Bahri Fazliu”, në Podujevë.
Burimet e Telegrafit bëjnë të ditura se ky mjet është hasur nga disa punëtorë, të cilët janë duke i kryer disa punime.
“Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes (granate dore) në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në rrugën 'Bahri Fazliu' në Podujevë. Ky mjet është hasur nga disa punëtorë të cilët janë duke i kryer punimet...”, kanë thënë burimet e Telegrafit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































