LAJMI I FUNDIT:

Gjendet kufoma e një gruaje në lumë, dyshohet prej dy javësh e vdekur

Gjendet kufoma e një gruaje në lumë, dyshohet prej dy javësh e vdekur

Gjendet në Dibër kufoma e një femre rreth 30-vjeçare. Sipas të dhënave të para, trupi i femrës rezulton pjesërisht i dëmtuar.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e qytetit të Peshkopisë për procedurat mjeko-ligjore.


Një bari i zonës së Zallë Dardhës ka njoftuar sallën operative se në mes të Drinit ka parë trupin e një njeriu, përcjell Panorama.

Policia deklaroi se në vendin e quajtur Cekat e Zall Dardhës, në mes të lumit u gjet në trungun e një peme të rrëzuar në lumë një kufomë, që mendohet të ketë vdekur para dy javësh. Kufoma është pjesërisht e dekompozuar.

Kufoma është ende e paidentifkuar, e veshur me bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe çorape me lule.

Policia ka kërkuar bashkëpunimin me banorë të zonës për të bërë identifikmin e kufomës.