LAJMI I FUNDIT:

Gjendet granatë dore në arën e kumanovarit

Gjendet granatë dore në arën e kumanovarit

Kumanovari M.O.(34) dje rreth orës 15:40, në arën e tij në hyrje të fshatit Mateç, ka gjetur një granatë, informuan nga MPB-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është inspektuar vendngjarja nga ekipi i SPB Kumanovë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë dore, Kastior, të kalibrit 40mm.


Granata është konfiskuar nga vendi i ngjarjes nga ana e zyrtarit policor për procedurë të mëtutjeshme. /Telegrafi/