LAJMI I FUNDIT:

Gjendet bombë në Tetovë

Gjendet bombë në Tetovë

Një bombë dore e pa shpërthyer është gjetur në udhëkryqin në mes rrugëve ”Vëllezërit Miladinovi” dhe rrugën ”Murat Baftjari” tek vendi i njohur si Çezma e Balezës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bomba është gjetur nga personi 51 vjeçari D.A i cili e ka izoluar bombën me qese najlloni dhe e ka dorëzuar në stacionin policor në Tetovë.


Mjeti është shqyrtuar nga ekspertët e sigurisë dhe i njejti është dorëzuar për hulumtime të mëtejshme.

Qytetari D.A është falemnderuar nga SPB Tetovë. /Telegrafi/