LAJMI I FUNDIT:

I gjenden kokainë e armë, arrestohet një person në Pejë

I gjenden kokainë e armë, arrestohet një person në Pejë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Pejë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substanca narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit kokainë.

Policia njofton se në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47, dy karikator me 51 fishek të njëjtës armë, 35 fishek të kalibrit 9×19 mm, një peshore digjitale, disa qese të zbrazëta të ngjashme me ato që iu janë gjetur me substanca narkotike, 1850 euro para të gatshme dhe një  telefon celular.


I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/