LAJMI I FUNDIT:

Gjenden disa lloje armësh pa leje në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari

Gjenden disa lloje armësh pa leje në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Tiranës ka sekuestruar disa lloje armësh pa leje, mes tyre edhe armë antike, në një banesë në kryeqytet.

Në një postim në rrjetet sociale sot, policia ka njoftuar së është vënë në pranga shtetasi E. M., 38 vjeç, posedues i armëve pa leje.


“Sekuestrohen një armë zjarri “Sharrs”, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika dhe një palë dylbi ushtarake”, ka shtuar policia.

Policia ka njoftuar gjithashtu se ka shpallur në kërkim xhaxhain e 38-vjeçarit për moskallëzim krimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/