LAJMI I FUNDIT:

Gjatë udhëtimit nga Londra në Sydney pasagjerët përjetuan dy herë lindjen e diellit, ata udhëtuan 19 orë e 19 minuta – madje bënë ushtrime brenda fluturakes

Gjatë udhëtimit nga Londra në Sydney pasagjerët përjetuan dy herë lindjen e diellit, ata udhëtuan 19 orë e 19 minuta – madje bënë ushtrime brenda fluturakes

Aviokompania australiane Qantas ka arritur me sukses ta kryej udhëtimin më të gjatë komercial në histori, duke përshkuar 17,800 kilometra – më saktësisht nga Londra për në Syndey për 19 orë e 19 minuta, raporton Reuters.

Në fluturimin testues nga Londra në Sydney, Boeing 787 Dreamliner, kishte pasur në bord 50 pasagjerë dhe raportohet se i kishte mbetur karburant për të fluturuar edhe për 1 orë e 45 minuta, në momentin që ateroi në aeroportin e qytetit më të madh në Australi, transmeton Telegrafi.


Nga aeroporti i Londrës, Heathrow, aeroplani ishte nisur në ora 6 të mëngjesit të enjtes, e gjatë këtij udhëtimi pasagjerët kanë pasur rastin ta shijojnë dy herë lindjen e diellit.

Kjo është hera e dytë në histori që Qantas që një aeroplan komercial të realizojë një udhëtim pa asnjë ndalesë gjatë rrugëtimit nga Londra për në Sydney.

Megjithatë këtë linjë ajrore Londër-Syndey, Qantas e kishte filluar qysh në vitin 1947, por asokohe nevojiteshin pesë ditë udhëtim – duke i bërë gjashtë ndalesa në vende të ndryshme.

Ndërkaq vitin e kaluar aviokompania australiane ndërpreu linjën Perth-Londër, fluturimi i vetëm direkt nga Australia për në Evropë, për të cilin janë nevojitur 17 orë fluturim.

E gjatë muajit të kaluar arriti ta realizojë fluturimin e parë me sukses pa pasur asnjë ndalesë New York-Sydney, një distancë prej 16,200 kilometra që është përshkuar për 19 orë e 16 minuta.

Në anën tjetër pasagjerët që ishin në bord i janë nënshtruar një seri të ushtrimeve aerobike, me qëllim që nyjat e këmbëve dhe duarve të mos u mpihen gjatë këtij udhëtimi të gjatë. /Telegrafi/