LAJMI I FUNDIT:

Gjatë Superbowlit mund të fitoni Mercedesin me çmim fillestar prej 45 mijë eurove (Video)

Gjatë Superbowlit mund të fitoni Mercedesin me çmim fillestar prej 45 mijë eurove (Video)

Për fat të keq, po që se luani lojën shpërblyese, nuk mund ta përcillni lojën e futbollit amerikan që zhvillohet të dielën.

Mundësitë për të fituar një veturë të re luksoze janë të vogla, aq më pak një Mercedes-AMG C43 Coupe, transmeton Telegrafi.


Por, Mercedes u ka dhënë të gjithëve mundësinë, që gjatë Superbowlit të mund të fitojnë këtë veturë që ka çmim fillestar prej 45 mijë eurove.

Përmes regjistrimit në Lastfanstanding.com, mund të bëheni pjesë e lojës, ku duhet të mbani gishtin në modelin virtual, që lëvizë gjatë tërë kohës nëpër ekran. Ai që mbetet i fundit që ende e ka gishtin mbi veturë, do të bëhet menjëherë fitues.

Me anë të kësaj platforme, mund t’i ftoni edhe shokët të bëhen pjesë e mundësisë së fitimit, ndërsa vështirë se mund ta shikoni sa duhet takimin, që është një ndër aktivitetet më të rëndësishme sportive. /Telegrafi/