LAJMI I FUNDIT:

Gjatë festimit të natës së beqarisë, i ofruan një të pastrehu 100 euro për të bërë tatuazh në ballë emrin e dhëndrit (Foto)

Gjatë festimit të natës së beqarisë, i ofruan një të pastrehu 100 euro për të bërë tatuazh në ballë emrin e dhëndrit (Foto)

Grupi i të rinjve nga Britania e Madhe, që po ia festonin mikut të tyre natën e beqarisë në Benidorm të Spanjës, i ofruan një të pastrehu 100 euro, që të bëjë tatuazh në ballë emrin e dhëndrit.

I joshur nga paratë, burri i njohur vetëm si Tomek, pranoi që t’i shkruhej në ballë ‘Jamie Blake, North Shields, NE28’, transmeton Telegrafi.


Procesi i punimit të tatuazhit

Megjithatë, ai nuk mundi t’i duronte dhimbjen dhe i ka mbetur e shkruar vetëm ‘Jamie Blane No’.

Veprimi i tyre kritiku në masë të madhe, duke u konsideruar si ofendim ndaj një njeriu të pambrojtur dhe në nevojë.

“Shfrenimet e festës së beqarisë duhet të marrin fund, ky është rezultat i një paedukate dhe injorance”, ka shkruar një komentues.

Për Tomek i cili është nga Polonia, kanë nisur të mbledhin para, për një tretman që t’i largohet tatuazhi. /Telegrafi/