LAJMI I FUNDIT:

Gjatë ushtrimeve ushtarake, parashutisti spanjoll përplaset në kulmin e ndërtesës – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Gjatë ushtrimeve ushtarake, parashutisti spanjoll përplaset në kulmin e ndërtesës – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një parashutist përplaset në kulmin e një ndërtese gjatë ushtrimeve ushtarake. E sikur kjo të mos mjaftonte, ai më pas rrëzohet nga kulmi i ndërtesës në tokë, duke i shokuar të pranishmit e shumtë që ishin mbledhur për të parë nga afër ushtrimet.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në brigadën e parashutistëve të Paracuellos de Jarama në Madrid të Spanjës, ku shumë veteran ishin mbledhur për të parë ushtrimet, transmeton Telegrafi.


Në video shihen tre parashutistë duke iu afruar tokës, kur njëri prej tyre humb kontrollin dhe përplaset në kulmin e ndërtesës. Kurse spektatorët e shokuar vrapojnë për ta ndihmuar parashutistin që më pas rrëzohet në tokë.

Parashutisti 33-vjeç i paemëruar, raportohet se ka thyer hundën dhe disa dhëmbë si dhe lëndime tjera në këmbë dhe duar. Megjithatë, pasi u dërgua me urgjencë në spitalin Gregorioa Maranon në Madrid, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori