LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vjet pas marrëveshjes së liderëve, ende nuk ka reformë zgjedhore

Gjashtë vjet pas marrëveshjes së liderëve, ende nuk ka reformë zgjedhore

Ndonëse kanë kaluar më tepër se gjashtë vite nga marrëveshja e liderëve të PDK-së, LDK-së dh AKR-së, për formimin e një Komisioni që do te merrej më reformën zgjedhore, kosovarët ende votojnë me sistemin e vjetër.

Në pikën e tretë të kësaj marrëveshje, e nënshkruar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacollit, thuhej se “ne pajtohemi që menjëherë të formojmë një komision për reformën e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, i cili mes dispozitave tjera do të përkrahë krijimin e më shumë distrikteve zgjedhore në Kosovë dhe do të hartojë ndryshimet e nevojshme legjislative dhe kushtetuese për të arritur këtë qëllim”.


Pavarësisht se shumë shpejt pritet të konstituohet legjislatura e 6-të e Kuvendit të Kosovës, akterët e politikës kosovare nuk janë ende të sigurt se a do të hyjmë në zgjedhjet e radhës me sistemin e ri elektoral.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Albulena Haxhiu, ka theksuar deri më tani nuk ka pasur vullnet politik për të bërë reformat zgjedhore.

Haxhiu ka thënë për Telegrafin se “subjektet politike, me përjashtim të Vetëvendosje-s, e kanë shfrytëzuar reformën zgjedhore, sa për të ja zgjatur jetën vetes në qeverisje”.

“Konsideroj që Kosovës i duhen reforma për të shmangur çfarëdo manipulimi ndërmjet subjekteve, por edhe kandidatëve. Andaj fokusi nuk duhet të përqendrohet në ndryshimin e sistemit zgjedhor, ku hyjnë zonat dhe listat, por në administrim të zgjedhjeve e sidomos tek dokumentet e votimit. Procesi i votimit dhe numërimit duhet të ndahet”, ka theksuar ajo.

Haxhiu ka theksuar se “kjo dhe tjera do të arrihen kur në krye të institucioneve të vendit të vendosen njerëz që kanë vullnet, dije e përkushtim”.

“Nuk duhet lejuar procesin në duar të komisionerëve. Vullneti i qytetarëve duhet mbrohet me çdo kusht”, ka thënë ajo.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rexhep Hoti, ka thënë se sistemi aktual zgjedhor nuk është i përshtatshëm dhe konform për vendet që synojnë ta ndërtojnë një demokraci funksionale.

Hoti ka theksuar se kemi të bëjmë më një sistem i cili sipas tij, është më tepër për vendet e treta.

“Vendimi që qytetarët e Kosovës të votojnë në një zonë zgjedhore, ka qenë si imponim nga UNMIK-u, për të mos ndryshuar më pas. Sistem të adaptuar i cili është për keqardhje. Nëse vendi vazhdon më këtë sistem ai do ta humb votuesin edhe më shumë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, sistemi aktual ka edhe shumë anomali, për arsye se një qytetarë mund të votojë për pesë kandidatë, duke lejuar mundësinë që të ketë edhe manipulime eventuale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori