LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të vdekur pasi një aeroplan u rrëzua dhe pastaj u përfshi nga flakët në një fushë në Kaliforni

Gjashtë të vdekur pasi një aeroplan u rrëzua dhe pastaj u përfshi nga flakët në një fushë në Kaliforni

Gjashtë persona humbën jetën pasi një aeroplan u rrëzua mbi një fushë në jug të Kalifornisë të shtunën (sipas kohës lokale) përpara se të shpërthejë në flakë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani u rrëzua pranë një aeroporti në qytetin Murrieta, Kaliforni, në kontenë jugperëndimore të Riverside, rreth 85 milje (136.79 km) në jug të Los Anxhelosit.


Fluturimi fillimisht ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas përpara se të përplasej në fushë, raportoi KTLA.

Aeroplani ishte një aeroplan biznesi Cessna C550, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

Gjashtë pasagjerët u shpallën të vdekur në vendngjarje menjëherë pasi autoritetet gjetën aeroplanin e djegur pas orës 4:15 të mëngjesit, sipas departamentit të zjarrfikësve të qarkut Riverside.

Identiteti i të vrarëve në aksident nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/