LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë pikat që ju çlirojnë nga dhimbja e kokës me një lëvizje të vetme

Gjashtë pikat që ju çlirojnë nga dhimbja e kokës me një lëvizje të vetme

Dhimbja e kokës nuk duhet neglizhuar asnjëherë pasi ajo është e lidhur ngushtë me praninë e sëmundjeve të caktuara.

Të gjithëve ju ka ndodhur të bini pre e dhimbjeve të kokës dhe në mungesë të ndonjë medikamenti qetësues, situata duket me të vërtetë e pashpresë.


Ndoshta nuk e dini, por në trupin e njeriut gjendjen pika të caktuara që janë të ndërlidhura ngushtë me ndjesi të ndryshme si dhimbja e kokës, stresi, lodhja, nervozizmi etj.

Mjafton t’i masazhoni ose të ushtroni një lloj presioni mbi to dhe dhimbja do të zhduket menjëherë.

Kjo lloj teknike është e ngjashme me akupunkturën dhe refleksoterapinë, megjithatë nuk kërkon njohuri të veçanta mjekësore.

Së pari, merrni një pozicion të përshtatshëm dhe relakues. Masazhoni pikat kyçe me prekje të lehta ose lëvizje rrethore nga 30 sekonda deri në 1 minutë mesatarisht.

Dhimbja e kokës nuk duhet neglizhuar asnjëherë pasi ajo është e lidhur ngushtë me praninë e sëmundjeve të caktuara. Këto janë gjashtë pikat kryesore që ju çlirojnë nga dhimbja e kokës

1. Pika Yintang

Pikat e syrit të tretë, ose Yintang, gjendet në pjesën midis vetullave, në kufirin midis hundës dhe ballit. Me anë të këtij masazhi mund të lehtësoni edhe dhimbjet nga lodhjet e syve.

2. Pikat Zan Zhu

Këto pika simetrike janë të lokalizuara në anën e brendshme të vetullave. Masazhimi i kësaj pjese ndihmon gjithashtu në përmirësimin e mprehtësisë vizuale dhe hundëve të bllokuara. Masazhojeni për 1 minutë duke ushtruar pak presion ose me lëvizje rrethore.

3. Pikat Yingxiang

Këto pika janë të lokalizuara në të dyja anët e mollëzave, në linjë me sytë. Ato ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjet e kokës, të dhëmbit dhe stresin.

4. Pikat Tian Zhu

Pikat Tian Zhu janë të lokalizuara në pjesën e pasme të kokës, në mes të kokës dhe fillimit të shpinës, shkruan Living. Masazhimi i këtyre pikave ndihmon për lehtësimin e kongjestionit nazal, dhimbjeve në sy dhe vesh, të kokës dhe migrenës.

5. Pikat Shuai Gu

Këto pika janë të lokalizuara 2-3 cm larg nga fillimi i linjës së flokëve, në pjesën anësore. Për të gjetur këtë pikë duhet të ndieni një gropëz të vogël. Presioni i ushtruar në këtë pjesë ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve në rajonin temporal dhe lodhjen e syve.

6. Pikat He Gu

Këto pika simetrike janë të lokalizuara në pjesën e pasme të duarve, mes gishtit madh dhe atij tregues. Presioni ushtruar në këtë pjesë ndihmon gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës, dhëmbit dhe tensionin në muskujt e qafës.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori