LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë pacientë pritet të dërgohen për trajtim jashtë vendit, Aliu pret reagimin e MSH-së

Gjashtë pacientë pritet të dërgohen për trajtim jashtë vendit, Aliu pret reagimin e MSH-së

Gjashtë persona të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore të martën pas shpërthimit të një bombole të gazit në Ferizaj duhet të dërgohen për shërim jashtë vendit.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.


Sipas tij, gjatë një takimi që ka pasur me drejtorët dhe Këshillin mjekësor në kuadër të ShSKUK-së është vendosur që gjashtë pacientët për shkak të plagëve të rënda duhet të dërgohen për trajtim jashtë vendit.

Shpërthimi në Ferizaj, nga 13 të lënduarit që po marrin trajtim në QKUK pesë janë në gjendje më të rëndë
Lexo po ashtu Shpërthimi në Ferizaj, nga 13 të lënduarit që po marrin trajtim në QKUK pesë janë në gjendje më të rëndë

Aliu tha se janë duke pritur që Ministria e Shëndetësisë të reagoj sa më shpejt që të mundësojë transferimin e tyre jashtë vendit.

“Në një takim me drejtorët dhe Këshillin mjekësor në kuadër të ShSKUK-së kanë vendosur që gjashtë pacientë për shkak të plagëve më të rënda dhe për shkak të lëndimeve trupore është referuar që të bëhet trajtimi jashtë vendit. Presim që Ministria e Shëndetësisë të plotësoj dokumentacionin dhe të mundësoj transferimin e tyre jashtë vendit. Besoj që MSh-ja të reagoj shpejt, dhe sonte ose nesër të bëhet transferimi në klinikat jashtë vendit”, ka thënë Aliu.

I pyetur për gjendjen e pacientes e cila është shtatzënë, ai tha se është në gjendje të mirë. Ai tha se në gjendje të mirë është edhe fëmija pesë vjeçar që ishte prezentë në këtë shpërthim.

“Në Ferizaj tash janë tre pacientë dhe gjendja e tyre është më e mirë. Ndërsa të tjerët janë në kujdes intensiv në QKUK. Pacientja që është shtatzëne është në Ferizaj, e kam vizituar dje po ashtu e ka dhe një fëmijë pesë vjeçare dhe është në gjendje shumë të mirë. Kanë lëndime por i kanë të lehta”, sqaroi kryetari Aliu.

Epilogu i shpërthimit të frikshëm në Ferizaj: Mbi 40 të lënduar, disa me gjendje të rëndë pritet të trajtohen jashtë vendit
Lexo po ashtu Epilogu i shpërthimit të frikshëm në Ferizaj: Mbi 40 të lënduar, disa me gjendje të rëndë pritet të trajtohen jashtë vendit

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media theksoi se pacientët të cilët vlerësohen që duhet të trajtohen jashtë vendit do t’i mbështesin ata.

“Si ministër i kam vizituar pacientët. Gjendja e tyre, disave ka qenë e rënduar. Janë duke marr trajtim adekuat. Nga koordinimi i mirë, duke filluar nga Spitali Rajonal i Ferizajt dhe Qendra Emergjente kanë treguar rezultate në shpëtimin e tyre. Disa prej tyre që vlerësohen që duhet trajtohen me trajtim jashtë spitalor, të gjitha mundësitë që  i ka MSH-ja do të jetë në mbështetje të tyre dhe të familjarëve të tyre pa marrë parasysh se si, ku dhe në çfarë vendi duhet të orientohet për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Zemaj.

Ndryshe, të martën nga një shpërthim i bombolës së gazit që ndodhi në Ferizaj, 42 persona morën lëndime trupore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori