LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë këshilla për sukses nga Davosi

Gjashtë këshilla për sukses nga Davosi

Në Forumin Ekonomik Botëror, i cili për çdo vit mbahet në Davos të Zvicrës, lider botëror, drejtues të bizneseve dhe personazhet televizive përcjellin fjalë dhe këshilla të mençura.

Fjalët e tyre drejtoheshin të gjitha me qëllimin dhe dëshirën për të frymëzuar botën e liderëve të së ardhmes, për të pasur sukses.


Telegrafi iu sjell këshillat më të mira të dhëna këtë vit në Davos.

Punësoni dhe fuqizoni gruan

Si gratë ashtu edhe burrat e prekën këtë temë diskutimi gjatë kësaj jave në Davos, që nga aktivisti Malala Yousafzai e deri te themeluesi i Alibaba, Jack Ma.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, u shpreh se gratë përballen me një numër të madh pengesash në karrierën e tyre drejt suksesit dhe se t’i japësh të dyja gjinive të njëjtën pagë pa dallim, është një hap i rëndësishëm drejt barazisë. Gratë bëjnë më tepër punë me kohë të pjesshme apo punë të papaguar në raport me burrat dhe punëdhënësit duhet ta marrin në konsideratë këtë kur gjenden përballe femrave që kërkojnë punë.

“Po flas për punësimin, promovimin dhe besimin qe duhet ti jepet gruas. Jo sepse është gjëja e duhur për t’u bërë, apo gjëja e mirë për t’u bërë, por sepse është gjëja më e zgjuar për t’u bërë”, tha Trudeau.

“37 për qind e menaxhmentit të lartë në Alibaba janë gra. Një pjesë e suksesit tonë është sepse kemi kaq shumë gra”, tha Ma.

Përgatituni për një botë të automatizuar

Sipas McKinsey Global Institute, robotët mund të zëvendësojnë 800 milionë punë deri në vitin 2030.

“Çdo gjë e cila është rutinë apo e përsëritur do të automatizohet”, tha Minouche Shafi, drejtues i London School of Economics, gjatë një diskutimi të quajtur ‘Të ruash Globalizimin Ekonomik nga vetvetja’.

“Nëse nuk e ndryshojmë mënyrën tonë të të mësuarit, 30 vite nga tani, do të jemi në probleme të mëdha. ’Nëse nuk do të humbësh shpejt, duhet të kesh një inteligjencë të lartë dhe nëse do të respektohesh duhet të kesh gjithashtu një inteligjencë emocionale të lartë”, tha Jack Ma në Davos.

Dije se ‘nuk ka kurrë një vijë të drejtë drejt suksesit’

Ndjekja e një karriere muzikore e ka dërguar Elton John-in të ketë përfundim se “një gëzim material dhe shpirtëror përtej ëndrrave të tij më të çmendura”, ka shkruar ai vetë në një ese të publikuar në Forumin Ekonomik Botëror.

“Por sapo i arrita këto objektiva, fillova t’i humb ato dhe akoma më keq, fillova të humb veten. Humaniteti im filloi të zhdukej nën tepricën e drogave dhe alkoolit. Fama e cila në fillim duket si një bekim, shpejt kuptohet se është një mallkim. Kam frikë se reagova shumë keq. U bëra një person egoist, i përqendruar te vetja dhe i larguar nga gjithçka”, vazhdoi ai.

John doli nga kjo periudhë pasi takoi një person të quajtur Ryan White, i cili vuante nga sëmundja e SIDA-së, si dhe nënën e tij Jeanne.

“Aftësia e tyre për t’u përballur me problemet reale më ndihmoi të ktheja jetën time në drejtimin e duhur. Ryan White ishte shkëndija që më ndihmoi të rindërtoja nga varësitë e mija”, shkruan John.

Artisti mori një Crystal Award në Davos për punën e tij në luftën kundër SIDA përmes fondacionit të tij.

“Nuk ka kurrë një rrugë të shtruar drejt suksesit dhe nuk kishte as për mua”, shkroi John.

Punoni të bashkuar

Në një fjalim politik, Kancelarja gjermane Angela Merkel foli kundër politikave proteksioniste. Por argumentet e saj janë të aplikueshme në një mënyrë globale dhe në çdo fushë.

“Mbyllja dhe izolimi ynë nuk do të na çojë në një të ardhme të mirë. Gjithashtu, keni nevojë për bashkëpunim me fqinjët tuaj, keni nevojë për marrëveshje të mira, marrëveshje të vlefshme të cilat të respektohen”, paralajmëroi ajo.

Elton John në Forumin Ekonomik Botëror, në një ese reflektive gjithashtu ai inkurajoi lexuesit të kuptojnë fuqinë e ‘përqafimit të njerëzimit tonë të përbashkët’.

“Ju nuk keni nevojë të dini shumë gjëra, por ju duhet të gjeni njerëz të cilët janë më të zgjuar se ju. Dua të siguroj që njerëzit e mençur punojnë së bashku”, tha Ma.

Mësoni nga dështimet

Studimi i rrugëve që kanë marrë të tjerët është një mënyrë për t’iu qasur një suksesi. Por kjo nuk është mënyra e vetme, apo edhe mënyra më e mirë, argumentoi Jack Ma.

“Mendimi im është se nëse doni të jeni të suksesshëm, mësoni nga gabimet e njerëzve të tjerë, mos mësoni nga tregimet e suksesit. Libri që unë dua të shkruaj është ‘Alibaba: 1,001 gabime”, tha Ma.

Ma gjithashtu tregoi një histori nga karriera e tij e hershme, ku ai kërkoi një punë në KFC në mesin e një grupi prej 24 kandidatësh dhe ai ishte i vetmi që u refuzua.

Jack Ma: Mësoni nga gabimet e të tjerëve
Lexo po ashtu Jack Ma: Mësoni nga gabimet e të tjerëve

Elton John gjithashtu aludoi në kapërcimin e dështimeve të tij personale në esenë e tij, duke vënë në dukje se ‘një udhëheqës i mirë ka një integritet moral që mbijeton si sukses dhe dështim’.

Përqendrohuni në një afat të gjatë

Fitimet afatshkurtra jo gjithmonë përkthehen në suksesin afatgjatë. Shefja Ekzekutive e PepsiCo, Indra Nooyi, bëri këtë argument për aksionarët lidhur me një strategjie me nivel të lartë.

“Unë gjithmonë them se rezultatet shfaqen në në afatë të gjatë, por plagët e menaxhimit duhet të tregohen në afat të shkurtër”, tha Nooyi në rolin e saj kryesor kur çmimi i aksioneve të PepsiCo ishte më i ulët se Coca Cola.

Shefi i Alibaba, foli për rolin e kompanive të mëdha të teknologjisë që të rriten me kujdes dhe në mënyrë të qëndrueshme me jetëgjatësinë e njerëzve në mbarë botën.

“Google, Facebook, Amazon dhe Alibaba – ne jemi kompanitë më fatlume të këtij shekulli, por ne kemi përgjegjësinë për të bërë diçka të mirë”, tha Ma. /Telegrafi/