Gjashtë ilaçet që ndikojnë negativisht në ciklin tuaj menstrual

Është ajo periudhë e muajit për të cilën gratë na kuptojnë shumë mirë…Mungesë e ciklit menstrual ose sasi e shtuar e gjakderdhjes, faktorët që ndikojnë në çrregullimet e periodave janë të shumta
Nga stresi tek dieta dhe kontraceptivët, mënyra se si e jetoni jetën dhe çfarë futni në trupin tuaj mund të bëjnë një ndryshimin e madh në cikël.
Shpesh, ne nuk e kuptojmë se gjërat e përditshme, si një ilaç për dhimbje koke mund të ndikojë te periodat.
Ja gjashtë ilaçet më të zakonshme që mund ndikojnë në ciklin tuaj menstrual:
Aspirina
“Vetitë e hollimit të gjakut nga përdorimi i aspirinës e bëjnë atë më pak ideale për dhimbjet e menstruacioneve,” shpjegon Dr. Khaled Sadek për Cosmpolitan. “Ndryshe nga ilaçet e tjera anti-inflamatore kundër dhimbjes, aspirina ka karakteristika të hollimit të gjakut që mund të çojë në sasi më të shtuar menstruale”.
Ibuprofeni
“Ky ilaç është i shkëlqyer për të luftuar dhimbjet e forta e në mënyrë specifike shkon deri tek receptorët në mitër duke kontrolluar më mirë dhimbjet,” thotë Dr. Sadek. Por, ka një rrezik! “Një anë negative e përdorimit për shumë kohë është rritje e rrezikut të mpiksjes së gjakut,” vëren ai. Rreziku i mpiksjes së gjakut mund të rritet edhe për arsye të tjera, duke përfshirë mbipeshën apo shtatzëninë.
Ilaçet kundër depresionit
Ekspertët nuk kanë konstatuar një lidhje direkte midis kësaj kategorie ilaçet dhe ciklit, por disa rrëfime të grave që kanë ndarë përvojën e tyre me periodat gjatë marrjes së antidepresivëve, tregojnë se ka çrregullime reale.
Antipsikotikët
“Antipsikotikët janë një grup medikamentesh të fuqishme, të cilat përdoren për trajtimin e çrregullimeve të rënda mendore si skizofrenia,” thotë Dr. Sadek. Mjeku thotë se ekziston rreziku i prishjes së ekuilibrit të ciklit menstrual gjatë marrjes së këtyre medikamenteve, madje shkon më tej duke shtuar edhe efektet anësore nga ato emocionale tek ndryshimet e temperaturës së trupit, problemet e lëkurës, shtimi në peshë, madje edhe problemet me mëlçinë.
Ilaçet e kimioterapisë
Nëse jeni duke u trajtuar për çdo lloj kanceri, e dini se trupi juaj po kalon disa ndryshime të mëdha. Ka të ngjarë të zbuloni se rutina e zakonshme e periodave ndryshon rrënjësisht. Kjo për shkak se vezoret janë të ndjeshme ndaj kimioterapisë. “Kimioterapia çon në një reduktim të numrit të vezëve nga vezoret,” thotë Dr. Sadek. “Kjo shkakton menstruacione të humbura, madje edhe menopauzë të hershme”, citon Anabel.
Minipilulat kontraceptive
Pilula kontraceptive vjen në dy forma: hormoni i kombinuar dhe “minipilula” progesteroni. Nëse jeni duke përdorur minipilulën, duhet ta merrni çdo ditë në të njëjtën orë, ndryshe nga disa pilula të tjera të kombinuara 21-ditore. Si rezultat, ankesat më të zakonshme janë mungesa e menstruacioneve ose gjakderdhja në mes të ciklit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si ta dimë që po fillon menopauza?

Shkenca: Femrat me vithe të mëdha janë më të mençura dhe më të shëndetshme

Si të pastrohet jeta nga ish i dashuri

Disa mënyra si të vishni xhemper-fustanet këtë dimër

Si t’i identifikoni preparatet e mira për flokë?

Mposhteni psikologjinë e mashkullit me pesë veprime

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin "Adem Jashari", dhe nuk i kthyen më

Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë në veri të Kosovës

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lumbardhi dhe Alby gjithnjë e më të afërt, prekje e ledhatime në një çast intim mes tyre në dhomën e gjumit