Procesi i shpejtë në rrobalarëse të kursen shumë kohë vërtet, por a fitojnë rrobat pastërtinë që duhet?
1. Një cikël i shpejtë larjeje është i mjaftueshëm për një larje rutinë të rrobave që thjesht janë veshur një herë dhe nuk kanë ndonjë njollë. Por, nëse bëhet fjalë për rroba të njollosura, duhet patjetër një cikël i plotë larjeje, pasi procesi i shkurtër realizohet në temperaturë shumë të ulët.
2. Për t’u ndjerë të sigurt se të gjithë mikroorganizmat e dëmshme janë vrarë, rrobat duhen larë të paktën në temperaturën 60° C. Megjithatë, duhet të lexoni gjithmonë etiketën e kujdesit ndaj rrobave, pasi në disa lloje copash specifikohet temperatura max 40°C. Kujdes!
Peshqirët dhe çarçafët duhen larë gjithmonë në temperatura të larta (duke filluar nga 60°C), mundësisht duke përdorur detergjent pluhur, i cili përmban edhe zbardhues/dezinfektues për të vrarë gjithë bakteret e dëmshme. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos nëse keni në familje individë me imunitet të ulët (siç janë fëmijët, apo të moshuarit).
3. Është e rëndësishme që të zgjedhim një detergjent që përmban enzima, të cilat janë shumë efektive për eliminimin e njollave. Detergjentet që përdorin thjesht zbardhuesin për të pastruar dhe dezinfektuar, nuk janë shumë efektivë ne luftimin e njollave.
4. Kujdes! Nëse përdorni procesin e shkurtër të larjes, mbani parasysh që edhe shpëlarja bëhet më shpejt. Ndaj evitoni përdorimin e tepruar të detergjentit, nëse nuk doni që rrobat të dalin me shkumë dhe të pashpëlara mirë. Ju rekomandojmë të përgjysmoni dozën e detergjentit.
5. Nëse lani rregullisht në temperaturë të ulët dhe me ujë të ftohtë, ndoshta do të vini re se rrobalarësja juaj fillon të mbajë një erë lagështie dhe myku, që vjen si pasojë e baktereve që krijohen.
Për ta eliminuar këtë aromë të pakëndshme, të paktën një herë në muaj duhet të vendosni rrobalarësen bosh, në një proces të shkurtër larjeje, në temperaturë max 90° C, duke shtuar vetëm zbardhues. Gjithashtu, fërkoni mirë me furçë kazanin rrotullues dhe vasketën ku vendoset detergjent.
6. Një plus i madh i procesit të shkurtër të larjes dhe temperaturave të ulëta të ujit, është fakti se kursejmë shumë kohë dhe kursejmë energji elektrike. Me pak fjalë, kursejmë para. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ajo se kë e urreni varet se sa jeni inteligjent

Si të dalloni një çift të shtirur në rrjete sociale përmes këtyre frazave që përdorin

A është ky mal misterioz në të vërtetë piramida më e vjetër antike?

Detajet që meshkujt i vërejnë gjithmonë në çastet më të afërta

Si të mos pajtoheni me shefin pa u pushuar nga puna

Shkencëtari testoi rregullin e famshëm të 5 sekondave, ja për sa kohë nuk duhet ta hash ushqimin që ka rënë në dysheme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Sa me sa është Interi" - Amir Rrahmani bëhet hit me gjestin në momentet e fundit të ndeshjes Parma-Napoli

Shkencëtarët të habitur nga pamjet e papara të Tokës, duke ‘shpërthyer’ në të dyja anët e dy pllakave tektonike gjatë një tërmeti në Mianmar

"Marrëveshje kartel", në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave - fillon hetimi

Cilat janë sfidat e mëdha që e presin presidentin e ri të Rumanisë

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Heidelux – Hoteli shqiptar në Gjermani i ndërtuar nga familja Hoxha, dizajnuar nga Albed