LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë deputetet e PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Gjashtë deputetet e PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, në të cilën Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në nivel Kosove ka dal e dyta për nga numri i votave. PDK-ja ka fituar 19 deputet në Kuvendin e Kosovës, ndër to edhe gjashtë femra deputete.

Nga gjashtë femrat të cilat kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, Eliza Hoxha ka marrë më shumë vota me 10.008 vota për dallim nga Ganimete Musliu e cila ka marrë 9.868 vota dhe Blerta Deliu me 9.339 vota.


Telegrafi më poshtë ju sjell gjashtë deputetet e PDK-së, të cilat kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës:

ELIZA HOXHA , 10.008 vota

GANIMETE MUSLIU, 9.868 vota

BLERTA DELIU, 9.339 vota

ARIANA MUSLIU SHOSHI, 8.183 vota

ADELINA GRAINCA, 7.158 vota

FLORETË ZEJNULLAHU, 6.475 vota. /Telegrafi/