LAJMI I FUNDIT:

Gjasa minimale për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Gjasa minimale për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Analisti për çështje të sigurisë, Florian Qehaja ka deklaruar se gjasat që sivjet Kosova në INTERPOL janë minimale, dhe çdo manipulim në këtë drejtim duhet dhënë llogari.

Qehaja përmes një postimi në Facebook, ka dhënë edhe arsyen, duke thënë se shtetet të cilat përkrahin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL janë kundër Palestinës e cila ka rastis që të jetë në agjendën e njëjtë për votim me Kosovën.


“Përderisa Kosova gjendet në një listë të votimit me Palestinën mundësitë për përkrahje janë minimale dhe këtë duhet thënë troç. Tani se a do të kemi gjasa sikur nuk do të ishim në një listë bashkë apo edhe vitin tjetër, mund të ju them se përkrahja ndërkombëtare është shume e fuqishme dhe shumë më e vendosur se sa në UNESCO. As Rusia dhe as Serbia nuk do të mund ta ndal anëtarësimin e Kosovës sepse argumentet profesionale janë në favor absolut të bashkëpunimit të sigurisë në një botë ku sfidat globale të sigurisë janë asimetrike dhe tejet komplekse. Pra ti ulim pritjet dhe thjesht të vlerësojmë në mënyrë objektive”, ka shkruar Qehaja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori