LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë, protestë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë

Gjakovë, protestë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë

E plotësuar: Ka përfunduar protesta e qytetarëve gjakovarë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Gjakovë.

Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë informatë në rrugë zyrtare se në Gjakovë do të vijnë serbë.


“Jo nuk kemi paralajmërim zyrtar se do të vinë dhe assesi nuk do të vijnë për shkak se nuk kemi paralajmërim zyrtar deri më tani”, tha Gjokaj.

E plotësuar: I mbijetuari i masakrës në Gjakovë, Agron Binaku ka folur sot në protestën e qytetarëve gjakovarë të cilët po refuzojnë ardhjen e pelegrinëve serbë.

I mbijetuari i masakrës në Gjakovë tha se sot e ndien veten shumë keq. Ai tha se e njeh shumë mirë policin, i cili ka kryer masakra.

Sipas tij, polici që ka kryer masakra në Gjakovë, Predrag Ristiq është në burgun e Nishit, por jo për vrasjen e shqiptarëve por për vepra tjerë.

I mbijetuari tha se ka ngrit disa herë padi, por ende nuk ka asgjë.

Duke rrëfyer për masakrën në Gjakovë, prej ku ai ka shpëtuar tha se disa nga qytetarëve Policia serbe i ka nda prej kolonave, dy i ndarë në grupe, ku pastaj i kanë masakruar.

“…Zotit i kofshim falë e kam shpëtuar…”, tha ai.

E plotësuar: Njëri ndër qytetarët që po proteston në Gjakovë kundër ardhjes së serbëve tha se nuk janë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, por janë kundër ardhjes së kriminelëve që po fshehën nën petkun e pelegrinëve.

“Këtë ne nuk mund ta përballojmë këtu në Gjakovë. I kisha lut kush ka mundësi ta ndalojë këtë sepse Gjakova është ndër qytetet që më së shumti është dëmtuar…”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ai kërkoi nga institucionet që të ndalohet kjo dhe mos të maltretohen qytetarët gjakovar, pasi me mundësitë e tyre nuk do t’i lejojnë të hyjnë.

E plotësuar: Qytetarët gjakovarë janë duke protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Kishën ortodokse të këtij qyteti.

Në mesin e protestuesve janë edhe nënat gjakovare nga shoqata “Thirrjet e Nënave” që kërkojnë zbardhjen e fatit të bijve dhe bijave të tyre të zhdukur në luftën e fundit.

Protestuesit në duar po mbajnë fotografitë e të gjithë të zhdukurve të këtij qyteti dhe me mbishkrimin “Gjakova nuk harron”.

Protestuesit thonë se në mesin e atyre të cilët vijnë në Gjakovë janë edhe kriminelë të cilët kanë kryer krime gjatë luftës. 

 

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori