Doktoresha Merita Demiri Demolli në podacastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin riprodhues të gruas.

Demiri-Demolli në këtë podcast ka folur për ciklin menstrual, infeksionet vaginale e gjakderdhjet vaginale.


Ajo theksoi se gjakderdhjet në menopauzë nuk janë asnjëherë fiziologjike dhe gratë duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut nëse kanë gjakderdhje qoftë në menopauzë, qoftë gjakderdhje jashtë ciklit të rregullt menstrual.

“Shpeshherë te femrat në menopauzë, sidomos te mosha e tretë kur ka kaluar mbi 1 vjet nga menopauza dhe shfaqet gjakderdhja, mendojnë se është fiziologjike dhe anashkalojnë dhe vijnë pastaj në stade të avancuara të ndryshimeve...  Në momentin që kemi gjakderdhje në menopauzë është alarm se duhet të vizitohet gjinekologu”, th ajo.

Shkaktari më i shpeshtë i gjakderdhjeve në menopauzë është kanceri i endometrit, pastaj infeksionet, traumat, atrofia e organeve gjenitale, etj.

“Çdo gjakderdhje, jo vetëm në menopauzë, jo normale, jo ciklike dhe jo në periudhën e caktuar kërkon vizitë te gjinekologu”, tha ajo.

Podcastin e plotë mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/