Giroud realizoi golin e parë në takim edhe pse u inkuadrua në 20 minutat e fundit të ndeshjes për fitoren e parë të “Topçinjve” sivjet në Ligën e Kampionëve.

“Luajtëm mirë deri te goli dhe u mbrojtëm mirë. Bayerni e mbajti topin dhe dominojnë, por ne e dinim që duhej të përfundonim rastet që do të kishim”.


“Na duhet kjo fitore që të mbesim në Ligën e Kampionëve dhe të provojmë të kualifikohemi për fazën e ardhshme”.

“Duhet të falënderojmë edhe Petr Cechun, ai ishte fantastik me pritjet e tij”, ka thënë Giroud pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app