LAJMI I FUNDIT:

Giresse: E kemi analizuar Greqinë, duam ta dominojmë dhe ta mposhtim

Giresse: E kemi analizuar Greqinë, duam ta dominojmë dhe ta mposhtim
Alain Giresse në konferencë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka folur në konferencën për shtyp para përballjes me Greqinë, teksa ka treguar se e kanë analizuar kundërshtarin dhe luajnë për fitore.

Kosova e pret nesër (e diel) Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të ndeshjes së dytë të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.


Para kësaj përballje ka folur përzgjedhësi jonë, Giresse, i cili pret që Kosova ta dominoj Greqinë dhe të marrë fitoren e radhës pas asaj ndaj Qipros.

Kosova vazhdon përgatitjet pas rikthimit nga Qipro
Lexo po ashtu Kosova vazhdon përgatitjet pas rikthimit nga Qipro

“Nesër ndeshemi me Greqinë dhe çfarë është me rëndësi është se të dy ekipet gjenden në pozitë të njëjte, kanë nga tre pikë dhe do të përgatitemi maksimalisht për nesër”, ka thënë fillimisht Giresse në konferencën për shtyp.

“Zgjedhjet e lojtarëve padyshim që gjithmonë janë të komplikuara duke e ditur grupin e lojtarëve, pasi në disa reparte kemi shumë lojtarë dhe në këtë rast sikur me krahët e sulmit është problematike. Mirëpo padyshim sot nuk do ta zbulojmë se si do të paraqitemi nesër”.

“Ideja mbi të gjitha është të vazhdojmë me këtë ritëm të fitores, të fitojmë ndeshjen tjetër dhe pastaj sipas nevojës të bëjmë ndryshime. Shohim që kemi pak probleme në mbrojtje, krahasuar me pjesën sulmuese ku kemi numër më të madh lojtarësh. Mundësia ekziston, shohim nesër se kush do të luajë në sulm”.

“Nuk do t’ju referohem ndeshjeve të kaluara, pasi ato që kanë përfunduar kanë përfunduar. Veçse e kemi filluar këtë kampanjë me rezultat pozitiv kundër Qipros dhe e kemi studiuar kombëtaren e Greqisë se si kanë luajtur kundër Irlandës. Ne do të tentojmë të paraqitemi me stilin dominues, sikurse kemi luajtur ndaj Qipros, ashtu edhe ndaj Greqisë. Pa dashur të futemi në detaje se si do të paraqitemi nesër”.

“Janë katër lojtarë që janë pjese e ekipit bazë dhe mund të luajnë edhe pse kanë karton të verdhë dhe nuk guxojmë assesi të shpërbëjmë strukturën e ekipit veçse ndokush ka marrë ndonjë karton të verdhë. I njohim dhe i dimë ata që kanë karton të verdhe. Varësisht prej rrethanave të lojës do të mundohemi që lojtarët që kanë karton të verdhë të shmangin një tjetër”.

“Deri tash jemi mësuar të shohim Mergim Vojvodën në të djathtë dhe Florent Hadergjonjan në të majtë. Por, me mungesat e tyre ne do të tentojmë me lojtarët që kemi në dispozicion të bëjmë zgjedhjet më të mira”.

“Ne duam të bëjmë një lojë më të mirë veçanërisht në pjesën e parë, pasi pjesa e parë ndaj Qipros nuk ka qenë më e mira, as përzgjedhja e lojtarëve në pjesën taktike dhe sa i përket organizimit të lojës dhe përfundimit të aksioneve. Gjeja që siç e kemi parë ka funksionuar në pjesën e dytë dhe kemi shënuar dy gola. Pjesa e dytë kundër Qipros korrespondon me atë që kemi kualitet dhe atë çfarë presim”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenis

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori