LAJMI I FUNDIT:

Ghetto Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu lansojnë këngën e re “Para Para”

Ghetto Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu lansojnë këngën e re “Para Para”
Majk, Ghetto Geasy dhe Ermal Fejzullahu në klipin e ri (Foto: YouTube)

Yjet e estradës shqiptare, Ghetto Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu kanë prezantuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Para para” mban titullin kënga e re e artistëve, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e kanë shkruar Geasy dhe Majk, kurse për muzikën dhe producimin është përkujdesur BigDeal Records.


Majk, Ghetto Geasy dhe Ermal Fejzullahu në klipin e ri (Foto: YouTube)

Projekti është pjesë e albumit të ri të reperëve të titulluar “Vaksina”, nga i cili kanë sjell vetëm një këngë.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngën po ashtu mund ta shikoni të plotë në kanalin zyrtar të Babastars në platformën YouTube.

View this post on Instagram

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)

Përkundër zhanrit të kundërt me Ermalin, të tre artistët vijnë me një interpretim e performancë të mrekullueshme.

Ky njëherësh është bashkëpunimi i parë i tyre, i cili ishte realizuar para disa muajsh por që u shty për shkak të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. /Telegrafi/