Getinjo i reagon Noizyt pas postimeve tallëse për Mozzikun: Nuk u mbushe mend kurrë

Pas ndalimit të reperit Mozzik nga Dogana për orën e tij luksoze Richard Mille, e cila u bë menjëherë kryefjalë në rrjete sociale dhe media, debati nuk ka mbetur vetëm në opinion publik.
Në të është përfshirë edhe një tjetër emër i njohur i skenës muzikore, reperi Noizy.
Ky i fundit publikoi disa postime në Instagram, ku me nota ironike u tall me situatën e Mozzikut, duke e shndërruar çështjen në një temë edhe më të përfolur.

E tani, në skenë u fut edhe Getinjo, vëllai i Mozzikut.
Ai vendosi të reagojë publikisht ndaj ironive të Noizyt, duke e kritikuar hapur me fjalë të forta.
“Kurrë nuk u mbushe mend ore shok, gjithë ato suksese e të mira sërish adoleshent”, ka thënë ai.
Ky reagim u lexua nga ndjekësit si një mbrojtje ndaj vëllait, por edhe si një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Noizyt, duke ndezur edhe më shumë diskutimet në rrjet.
Mozzik nga ana tjetër po vazhdon të merret me procedurat e mëtutjeshme që kanë të bëjnë me këtë çështje. /Telegrafi/



























































