LAJMI I FUNDIT:

“Get Fast Cast” hap thirrjen për gjetjen e talentëve

“Get Fast Cast” hap thirrjen për gjetjen e talentëve

Get Fast Cast është agjension inovativ dhe digjital i fushës së kastingut, e cila ka për qëllim integrimin e njerëzve të ndryshëm të grupmoshave të ndryshme që kanë talent të aktrimit, kërcimit dhe që janë fotogjenik si fëmijë, aktorë, modelë, njerëz me stil “street style“, fotogjenik, bloggers, influencers, kërcimtarë, performanca artistike në platformën digjitale www.getfastcast.com, ku regjisorët, fotografët, producentët do të mund të gjejnë shumë lehtë rolin e tyre për projektet përkatëse si reklama, kampanja, përmbajtje digjitale, filma, seriale, spote, etj.

Prej 11 janar deri me 21 shkurt, Get Fast Cast mbanë të hapur thirrjen të rekrutimit të roleve të lartpërmendura, që të integrohen në platformën digjitale në bazë të aplikimit në emailin recruit@getfastcast.com

Aplikuesit duhet të dërgojnë tri foto, një CV apo biografi të shkurtër. Aplikuesit e përzgjedhur do të njoftohen me email nëse e kanë kaluar fazën e parë.

Përpos ofrimit të këtij shërbimi të shumë kërkuar në fushën e kastingut, Get Fast Cast ka për qëllim dhe vizion të depërtojë në tregun ndërkombëtar bashkë me përkrahjen financiare dhe konsulencë të Innovation Center Kosovo, që të gjenerojë vende të reja pune, të kontribuojë në zhvillimin ekonomik si dhe të promovojë shërbimet e ndërmarrësve të rinj nga Kosova.

Get Gast Cast është pjesë e Inkubatorit të Biznesit në ICK. Për më shume informacione, vizitoni faqen në Facebook ose në web http://getfastcast.com/