LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu: Nga gërmimet e deritanishme ende nuk është gjetur asgjë

Gërxhaliu: Nga gërmimet e deritanishme ende nuk është gjetur asgjë

Mjeku ligjor, Arsim Gërxhaliu ka thënë se ende nuk është gjetur asgjë në kanalin i cili është hapur deri në themelet e xhamisë.

Gërxhaliu në një prononcim për Telegrafin tha se pritet që për pak minuta të hapet edhe një tjetër kanal, afër atij të parit për të parë nëse mund të gjendet diçka.


Edhe kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj tha për Telegrafin se në kanalin i cili është hapur nën thellësinë e cila është paraparë nuk ka pasur asnjë dëshmi që mund të ketë diçka.

Ai tha se do të hapen edhe kanale tjera deri sa të verifikohet nëse ka apo jo varreze masive.

“Një fotografi është gjetur, është verifikuar por nuk ka asgjë. Duhet të presim deri sa të kryhen gërmimet e parapara”, ka thënë Gjetaj.

Telegrafi merr vesh që në këtë zonë të gërmimeve do të hapen katër kanale.

Po ashtu burime të Telegrafit bëjnë të ditur që gërmadhat e objektit të gjyqit në veri të bombarduara gjatë luftës së fundit i kanë sjell pikërisht në këtë vend pasi në punime shihet një shtyllë e betonit e vendosur horizontalisht, e cila është pjesë e objektit të gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori