Një ndër barrierat më të mëdha për bizneset mbetet korrupsioni, ekonomia informale, furnizimi me energji elektrike, kostoja e lartë energjisë elektrike, kamatat e larta dhe burokracia.
Kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në konferencën lidhur me dialogun dhe ambientin e të bërit biznes-politikat fiskale.
Ai tha se këto barriera janë te të gjitha bizneset kosovare.
“Sfida më e madhe në pesë vitet e ardhshme, duke filluar që nga tash është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, jo vetëm në aspektin profesional, mirëpo edhe në aspektin që duhet të gjendet modaliteti I ndaljes së akademizmit të të rinjve. Sot në Prishtinë kemi me mbi 20 mijë studentë me diplomë bachelor dhe master, dhe nga e tërë kjo po krijohet një psikologji që ata nuk kanë fleksibilitet me u marr me sfida të tjera. Dhe nuk besoj që një ekonomi e Kosovës mund të garantoj punë për ata që janë bankier dhe jurist. Një dukuri tjetër që e godet sektorin privat me më tepër se 28.5 për qind është korrupsioni”, ka thënë Gërxhaliu.
Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se ministria që ai drejton ka krijuar mekanizma për zvogëlimin e informalitetit, pasi dëmton bizneset dhe buxhetin e Kosovës.
“Janë problem të cilat ne nuk mundemi me I injoruar, por ne kemi nevojë me I adresuar. Zakonisht kur flas për konkurrencën jo lojale, kurrë nuk e qes në rend të parë të hyrat për buxhetin, konkurrenca jo lojale e para, është e dëmshme dhe e rrezikshme për bizneset. Në këtë drejtim ne si Ministri e Financave e kemi krijuar sekretariatin për luftimin e ekonomisë jo formale, e kemi krijuar Taskforcën dhe jemi në baza mujore, në baza ditore duke punuar me qëllim të zvogëlimit të informalitetit. Është i dëmshëm për ekonominë, është i dëmshëm për buxhetin e shtetit. Të gjithë e dimi që ekziston”, ka thënë ministri Hamza.
Ai ka porositur bizneset t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore dhe të mos japin ryshfet ose para askujt, ndërkohë që paralajmëroi krijimin e ligjeve brenda këtij viti për reformën fiskale për bizneset.
Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së transportit të udhëtarëve, ka ngritur shqetësim për ligjin e TVSh-së dhe këto politika fiskale të rregullohen sikur në vendet e rajonit, pasi sipas tij, është i pafavorshëm për transportuesit.
“Ne nuk kemi se si të mos i ngremë shqetësimet tona që jemi shumë të dëmtuar nga Ligji për Tatimin në Vlerën e Shtuar, ndryshe njihet si ligji më famëkeq deri tash për gjithë sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve. Zoti ministër, janë bërë disa takime, janë bërë disa shkresa, është bërë një punë shumë e madhe dhe ne si shoqatë jemi të interesuar t’ju tregojmë sot juve dhe gjithë opinionit që brenda shoqatës ka kapacitete njerëzore për të dhënë kontributin e tyre me të vetmin qëllim që këto politika të rregullohen një herë e përgjithmonë dhe në ta kemi trajtimin e barabartë në raport me operatorët ekonomik sit ë regjionit dhe të Evropës, sepse jemi në një situatë shumë të pafavorshme”, ka thënë Kurtishaj.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani kërkoi heqjen e taksës për kyçje në rrugë, pasi sipas tij, është premtim se do të eliminohet kjo taksë vjetore. Ai tha se kjo taksë duhet të paguhet vetëm kur merret leja e ndërtimit. Po ashtu ai ka kërkuar edhe heqjen e akcizës për gaz.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre