LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu: Është koha të rishikohet Marrëveshja e CEFTA-së

Gërxhaliu: Është koha të rishikohet Marrëveshja e CEFTA-së

Sekretari i përgjithshëm në Forumin Investiv të Odave të Ballkanit Perëndimor (ËB6) me seli në Itali, dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se është koha kur në Kosovë duhet të rishikohet Marrëveshja e CEFTA-së, marrë parasysh dëmet që janë shkaktuar nga kjo marrëveshje, sipas tij, nuk duhet që të vazhdohet që t’i hidhet faji për këtë UNMIK-ut apo kujtdo tjetër.

Kosova u bë anëtare fuqiplotë e CEFTA-së në korrik 2007, tetë muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes për anëtarësim dhe u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të Kosovës.


Gërxhaliu ka thënë se rishikimin e Marrëveshjes së CEFTA-së, janë duke e kërkuar dhe vendet e regjionit, pasi ekzistojnë mori barrierash në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, këtë duhet ta kërkojë edhe Kosova.

“Kohëve të fundit është duke u diskutuar shumë rreth Marrëveshjes së CEFTA-së dhe funksionimit të saj, si dhe sfidat që ballafaqohet komunitet i prodhuesve vendor. Andaj, është moment kur Kosova duhet të përgatitët për rishikimin e kësaj marrëveshje më qëllim që të jemi në funksion të lëvizjes së lirë të mallrave dhe shërbimeve. Një kërkesë e tillë është duke u aktualizuar shumë edhe sa i përket arenës ndërkombëtare dhe regjionale. Kohëve të fundit ka pas ankesa edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe e Bosnjë Hercegovinës. Bazuar në këtë është krijuar momentum, kur edhe Kosova duhet të jetë e përgatitur për rishikim të tillë”, ka deklaruar për Epoka e Re, Gërxhaliu.

Ai më tutje ka thënë, se rishikimi i Marrëveshjes së CEFTA-së, duhet të behët nga njerëz profesionistë.

“E tëra kjo duhet të behët bazuar në ekspertizë dhe kuadro të cilat mund ta ndihmojnë këtë proces dhe mos të vazhdohet t’i lihet faji UNMIK-ut apo dikujt tjetër. Në qoftë se kemi pengesa nga CEFTA e nënshkruar nga UNMIK-u, atëherë është koha kur duhet ta kemi një dokument të përbashkët që s’do të duhej të kishte pengesa. Ky dokument dua të besoj se do ishte i komplementar dhe në funksion të zhvillimit të vendit dhe rajonit, jo vetë në aspektin ekonomik, por edhe atë strategjik, integrueses dhe mbi të gjitha në përmirësimin e imazhit të Ballkanit Perëndimor. Prandaj, mendoj se duhet të këtë ekspertë të fushës e që s’janë pjesë e klaneve të politikës, por që vërtet profesionin e kanë armën më të fuqishme për të adresuar sfida dhe për të ndërtuar të ardhmen e bizneseve vendor”, është shprehur ai.

Kosova të largohet nga CEFTA dhe të aplikoj si shtet (Video)
Lexo po ashtu Kosova të largohet nga CEFTA dhe të aplikoj si shtet (Video)

Gërxhaliu ka deklaruar se Kosova në këtë Marrëveshje është nënçmuar dhe se rishikimi i CEFTA-së është duke u kërkuar dhe nga vendet e rajonit.

Qeverisë i bëhet thirrje ta rinegociojë CEFTA-n
Lexo po ashtu Qeverisë i bëhet thirrje ta rinegociojë CEFTA-n

“Nuk është në pyetje vetëm disbalanci tregtar, pasi është vetëm një argument, por vërtetë ka pas sfida të cilat kanë ndikuar që Kosova të jetë e anashkaluar, e dëmtuar, por mbi të gjitha e nënçmuar. Një dukuri e tillë s’është vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë, ankesa të shumta ka në mes të Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi, në mes të Maqedonisë dhe Serbisë, por më tepër ka në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Besoj që të gjitha këto janë argument që duhet t’na motivojnë që ë jemi më të përgatitur dhe të ndërtojmë një dokument që do të jetë i barabartë për të gjitha dhe mbi të gjitha duhet të na shërbeje deri në harmonzim. Nëse shtete e Ballkanit Perëndimor kanë mundësi të kenë legjislacion të harmonizuar me standardet evropiane, lind pyetja pse ato dokumente s’janë të harmoziuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi pengesat më të mëdha i kemi në këtë pjesë. Është moment i duhur të kërkohet shqyrtimi dhe negocimi i marrëveshjes së CEFTA-s në interes ë të gjithëve”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Haradinaj letër ambasadorëve të Quint-it dhe përfaqësueses së BE-së: Taksa hiqet kur të plotësohen këto kushte
Lexo po ashtu Haradinaj letër ambasadorëve të Quint-it dhe përfaqësueses së BE-së: Taksa hiqet kur të plotësohen këto kushte

I pyetur se a mund të kemi masa penalizuese në procesin integrues, në qoftë se kërkohet rishikimi apo dalja nga CEFTA, ai është përgjigjur se nëse ka masa penalizuese dhe shkelet kjo Marrëveshje, atëherë duhet të mendohet dhe për rrethanat lehtësuese.

BE, Haradinajt: Suspendoni taksën ndaj Serbisë, në këmbim që emërtimi “UNMIK” të zëvendësohet me Kosovo*
Lexo po ashtu BE, Haradinajt: Suspendoni taksën ndaj Serbisë, në këmbim që emërtimi “UNMIK” të zëvendësohet me Kosovo*

“Një ndër pikat më të dobëta që vërehet në marrëveshjen e CEFTA-së, është se duhet të shikohet, se a ka masa penalizuese për shkelësit e kësaj marrëveshje. Prandaj, nëse do të ketë një pikë të kompletuar duhet vërtete të këtë edhe marrëveshje penalziuese për ata që e shkelin Marrëveshjen e CEFTA-së. S’ka problem veç Kosova me Serbinë, por të gjitha shtete e rajonit. Është qëndrim edhe i Odës së Maqedonisë Veriore se dokumenti më fatal për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka qenë CEFTA, dokumenti i cili vërtetë shumë më tepër ka dëmtuar se ka ndihmuar sektorin privat”, ka përfunduar ai. /Epoka e Re/Telegrafi/