Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të presë një luftë tjetër në Ballkanin Perëndimor për t’i hapur rrugë integrimeve evropiane.
Në Forumin e Dubrovnikut të shtunën, ajo ka deklaruar se vendet e Ballkanit tashmë kanë dëshmuar se kontribuojnë jashtëzakonisht shumë në vlerat e përbashkëta në BE.
“Dhënia e statusit të kandidatit për Ukrainën u diskutua para fillimit të luftës dhe siç e pamë kishte shumë skeptikë që na thanë se nuk ishte e mundur dhe se nuk kishte asnjë rrugë të shkurtër. Pastaj erdhi lufta dhe u mor vendimi i duhur për të ndihmuar”.
“Është e rëndësishme që Ukraina ta fitojë këtë luftë, është mirë që ofrohet ndihma jo vetëm politike, por edhe ushtarake dhe ekonomike. Është e rëndësishme të mos presim një luftë të re në Ballkan në mënyrë që ky rajon të mund të integrohet në BE”, ka pohuar Gërvalla.
Gërvalla ka kritikuar Serbinë si shtetin e vetëm të rajonit që s’ka vënë sanksione ndaj Rusisë.
“Nuk mund të heshtim për faktin se në Ballkanin Perëndimor një nga vendet nuk ka treguar se është pjesë e vlerave të BE-së përmes solidaritetit me Ukrainën dhe kundër kësaj lufte. Kjo duhet të ndryshojë”, tha ajo, duke shtuar se nuk mund të ndryshohet me fjalë, por vetëm nëse në Serbi ka forca demokratike që janë të gatshme ta bëjnë atë pjesë të vlerave të BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe