LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët
Reklama

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka vdekur.

Gërvalla u shpreh se tashmë ka prioritete komplet ndryshe pas sulmit të së dielës në veri të Kosovës, në lidhje me BE-në dhe SHBA-në.


Tashmë, sipas saj, siguria është prioriteti kryesor i diskutimeve me ndërkombëtarët, gjë e cila e ka ndryshuar pozitën e Kosovës pas ditës së diele.

Gërvalla u shpreh se nuk ka shkelje më të rëndë, sesa agresioni i hapur ndaj atij që pretendon që ke në tavolinë.

“Të them të drejtën pas të dielës çdo bisedë për Asociacionin më duket e tepërt dhe nuk kanë kuptim. Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët. Të koordinojmë punën e komunave në veri të Kosovës është dallim tjetër. Janë katër parime të mos shkelë sovranitetin, Kushtetutën, të mos dëmtojë dhe të jenë koordinues”, tha ajo për Top Channel.

Sipas saj, Asociacioni i 2013 është kundër kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund të bëhet.

“Escobar shumë qartë e ka përcaktuar se nuk mund të ketë Asociacion, pasi mund të jetë një republikë e dytë serbe. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që shkelja e Kushtetutës të mos jetë pjesë e marrëveshjes që kemi pranuar në Bruksel. Nuk ndodhi sepse Serbia e ka pasur të qartë që nuk është e gatshme e që i mungon gatishmëria e plotë. E dallojmë BE-në nga SHBA, sepse SHBA ka qenë më pragmatike në të kuptuarit të realitetit të vendit tonë dhe të Ballkanit”, theksoi ajo.

“Çdo përpjekje e jona për të sjellë energji dhe rezultate në proces, në fund ju e shihni që jemi pala e vetme që kërkon implementimin e marrëveshjes në Bruksel. Ky dialog nuk çon askund, është qorrsokak. Për mua është shumë e rëndësishme që mbas asaj që ka ndodhur të dielën ka prioritete krejt të tjera në raportin tonë me ndërkombëtarët, siguria. Nuk ka shkelje më të rëndë sesa agresioni i hapur ndaj atij që pretendon që ke në tavolinë. Pas sulmit qëndron Serbia dhe aty ka pasur armatim për qindra trupa”, tha Gërvalla.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia konfirmon vrasjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë - arreston katër të tjerë

Policia konfirmon vrasjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë - arreston katër të tjerë

Lajme
Momenti kur Policia e nxjerr të arrestuarin nga një banesë në Fushë Kosovë

Momenti kur Policia e nxjerr të arrestuarin nga një banesë në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lajme
Pamje nga aksioni i policisë ku dyshohet se mbeti i vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Pamje nga aksioni i policisë ku dyshohet se mbeti i vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Lajme
Operacion policor në Prishtinë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Operacion policor në Prishtinë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Lajme
Personi që ngriti flamurin shqiptar në Kodrën e Diellit: Nuk e kam hequr flamurin e Kishës Ortodokse, nuk kam pasur qëllim të nxis urrejtje fetare

Personi që ngriti flamurin shqiptar në Kodrën e Diellit: Nuk e kam hequr flamurin e Kishës Ortodokse, nuk kam pasur qëllim të nxis urrejtje fetare

Lajme
Kalo në kategori