LAJMI I FUNDIT:

GERMIN planifikon ta dërgojë KQZ-në në Kushtetuese për parregullsitë në procesin e votimit të diasporës

GERMIN planifikon ta dërgojë KQZ-në në Kushtetuese për parregullsitë në procesin e votimit të diasporës

Përmes Avokatit të Popullit, organizata GERMIN, po synon që të hap një rast në Gjykatën Kushtetuese për parregullsitë në lidhje me votat e diasporës gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Lirim Krasniqi, nga kjo organizatë gjatë një interviste për “Përballje” me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka thënë se janë duke u përgatitur që të hënën të lansojnë një email të veçantë ku përmes një formulari të gjithë votuesit jashtë vendit do të mund të paraqesin ankesat e tyre në lidhje me procesin e zgjedhjeve.


Krasniqi u shpreh se rasti fillimisht do të iniciohen në Zyrën e Avokatit të Popullit, kurse në bashkëpunim me një zyrë ligjore, rastin mendojnë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ditën e hënë do ta lansojmë një email të veçantë dhe një lloj formulari, ku personat që nuk e kanë gjetur veten në listë mund të dërgojnë ankesat e tyre, të cilat së bashku me një zyre ligjore me të cilën jemi duke bashkëpunuar, do ta dërgojmë si rast te Avokati i Popullit, duke marrë parasysh të gjitha shkeljet ligjore e kushtetuese që janë bërë në gjithë ciklin zgjedhor të votimit nga jashtë. Në këtë mënyrë përmes Avokatit të Popullit të mundohemi ta hapim një rast në Gjykatën Kushtetuese, për atë se çka mundet të bëj e çka jo KQZ-ja për zgjedhjet e ardhshme”, tha Krasniqi.

Lirim Krasniqi nga Organizata GERMIN gjatë intervistës në Telegrafi.com

Krasniqi ka thënë se ankesat e votuesve nga jashtë kanë nisur në momentin e publikimit të listës së votuesve, ku një numër i madh i pjesëtareve të diasporës, të cilët edhe pse i plotësojnë të gjitha kriteret për të votuar, dhe një numër i tyre edhe kanë votuar në zgjedhjet e kaluara, nuk e kanë gjetur veten në listë.

“Është përcjellë i gjithë ky proces me ankesa, shumë raportime janë bërë tek ne, por edhe të KQZ-ja. Sot po e shohim se KQZ-ja ka vendosur që ta rivlerësoj listën dhe ta publikoj edhe njëherë në mënyrë që këta persona që janë larguar për ndonjë gabim teknik, të rikthehen në listë. Problemi tjetër është se afati është shumë i shkurtë, për shkak se votat duhet të arrijnë 24 orë para ditës së zgjedhjeve, sot është data pesë, dhe duke pasur parasysh se jemi në rrethana të një pandemie globale, ky shërbimet postare përcillen me vonesa, është problematike arritja me kohë e votave nga diaspora”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Lirim Krasniqi nga Organizata GERMIN gjatë intervistës në Telegrafi.com

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori