LAJMI I FUNDIT:

GERMIN nënshkruan marrëveshje bashkëpunimin me Ministrinë e Diasporës të Shqipërisë

GERMIN nënshkruan marrëveshje bashkëpunimin me Ministrinë e Diasporës të Shqipërisë

Me qëllim fuqizimin e rolit të diasporës në zhvillimin dhe demokratizimin e vendeve amë, Drejtoresha e Programeve në organizatën Germin,  Liza Gashi dhe ministri i Shtetit për Diasporën në Republikën e Shqipërisë, Pandel iMajko kanë nënshkruar në Tiranë një Marrëveshje Mirëkuptimi.

Germin dhe Ministria u pajtuan se përveç tjerash të bashkëpunojnë në disa fusha më prioritare si: korniza ligjore dhe institucionale për përfshirjen e diasporës; e drejta e votës për diasporën dhe përfaqësimi në Kuvend; politikat ekonomike dhe investimet për diasporën; promovimin e shkëmbimit profesional; shkëmbimin edukativ dhe kulturor; promovimin e projekteve të diasporës dhe filantropia shqiptare.


Ministri Majko tha se bashkëpunimi në fushën e diasporës është një instrument me vlera. Ndërkaq, drejtoresha Gashi theksoi se qëllimi i organizatës Germin është që të lehtësojmë komunikimin dhe të fuqizojmë lidhjet mes diasporës dhe shteteve amë.

Organizata Germin si pjesë e kësaj marrëveshjeje nëpërmjet rrjetit të gjerë që ka me individë dhe një numër të madh të grupeve formale dhe jo-formale në diasporë do të asistojë Ministrinë e Diasporës nëpërmjet këshillimit dhe ofrimit të asistencës në projekte dhe ide strategjike, që ndikojnë në lidhjen e diasporës me vendet amë.

Marrëveshjen e plotë mund ta lexoni këtu:

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori