LAJMI I FUNDIT:

GERMIN dhe GAF lansojnë programin “OriginAL” në Tiranë

GERMIN dhe GAF lansojnë programin “OriginAL” në Tiranë

Në një ngjarje gala, të premten më 6 maj në Tiranë u lansua programi ‘OriginAL’ nga organizata “GERMIN” dhe “Fondacioni Global Shqiptar” (GAF).

Në këtë ngjarje morën pjesë mbi 80 përfaqësues institucionesh vendore dhe ndërkombëtare, komuniteti i biznesit dhe shoqëria civile. Para të pranishmëve u prezantuan sukseset e GERMIN dhe mbi të gjitha u lansua programi OriginAL. Ky program, ka për qëllim që të rinjve të diasporës tu sigurojë eksperiencë të paharrueshme në Kosovë e Shqipëri.


Anila Hyka-Smorgrav, bashkëkryesuese e bordit të GERMIN, tregoi rrugëtimin e saj në organizatë.

“GERMIN është një nga organizatat e dashura dhe i gjithë bordi është jo i mrekulluar por i dashuruar dhe i lidhur shumë. Ne duam të bëjmë maksimumin për t’i ndihmuar si grup”, u shpreh Hyka-Smorgrav.

Ndërsa, bashkëkryesuesi tjetër i bordit të GERMIN, Avni Mustafaj, kur mori fjalën rrëfeu një histori personale se si babai i tij u largua nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 60-ta. Mustafaj tregoi se i ati në moshën 18 vjeçare ishte në mesin e 30 të burgosurve në Korçë, prej të cilëve vetëm tre mbijetuan.

Sipas Mustafaj, ai është rritur me këtë histori dhe për vite ishte ndier i zemëruar për atë se çfarë i kishte ndodhur babait të tij. Por gjërat morën rrjedhë tjetër kur vizitoi Shqipërinë për herë të parë.

“Më 3 maj 1992 kur avioni u ulë në Shqipëri i gjithë ai zemërim u shndërrua në pyetjen ‘Çfarë ka ndodhur këtu?’. Niveli i varfërisë dhe izolimi, njerëzit dukeshin sikur po i ndiqnin dhe papritur ndjeva sikur gjeta një vend që më duhej, që të kuptoj dhe procesoj gjithçka. Dhe tani teksa flasim me njëri – tjetrin, të gjithë ne anëtarët e bordit kuptojmë që kemi pasur të njëjtën dhimbje, diçka që na solli në Shqipëri dhe Kosovë”.

Mustafaj u shpreh se një prej mënyrave për të mbushur atë boshllëk është pikërisht kontributi për GERMIN.

Në këtë ngjarje, folës ishte edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, i cili shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me OriginAL-in.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që më jepet kjo mundësi që të jem pjesë e këtij momenti. Ky është një projekt i munguar, një projekt që do të ketë ndikim në breza”, u shpreh Durmishi.

Këtë ngjarje e përshëndeti edhe nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Elisabeta Katiaj, e cila shprehu rëndësinë e bashkëpunimit me GERMIN, si një partner strategjik.

Bashkë-drejtoresha e GERMIN, Sihana Bejtullahu, tregoi për aktivitetet e GERMIN prej vitit 2014 kur edhe është themeluar. Ajo tregoi historikun dhe arsyen pse u vendosë ky emër për organizatën.

“Emër i inspiruar nga një novelë e titulluar Germinal dhe që do të thotë fara e mbjellë, me idenë që të zhvillohet në një lule dhe kjo është ideja se si ka filluar Germin”.

Kurse bashkë-drejtuesi i GERMIN, Lirim Krasniqi, shpalosi para të ftuarve se çfarë është OriginAL-I dhe si lindi ideja që të krijohet një program i tillë që u ofron të rinjve të diasporës të shijojnë vendin e tyre të origjinës, prej një prizmi tjetër.

“OriginAL do të thotë të gjesh rrënjët e tua, të gjesh origjinën shqiptare dhe është i dedikuar për të rinjtë e diasporës shqiptare nga mosha 18 vjeç deri në 24 vjeç”, u shpreh Krasniqi.

OriginAL është i inspiruar nga programi ‘Birthright Israel’ dhe për këtë qëllim i ftuar në ngjarje ishte edhe Ambasadori i Izraelit në Republikën e Shqipërisë, Noah Gal Gendler.

OriginAL synon që të ofrojë një përvojë arsimore dhe kulturore për të gjithë të rinjtë e diasporës të cilët për disa ditë do të vizitojnë vendet më të rëndësishme historike në Kosovë e Shqipëri.

Qëllimi është që të forcojë ndjenjën e tyre të identitetit me vendin e tyre të origjinës.

Thirrja për aplikime për pjesëmarrësit do të hapet në muajin maj, ndërsa udhëtimi dyjavor do të ndodhë në datat 10-22 gusht, 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori