LAJMI I FUNDIT:

Gërmimet nuk do të fillojnë, kalaja e Tetovës në gjendje të mjerueshme

Gërmimet nuk do të fillojnë, kalaja e Tetovës në gjendje të mjerueshme

Ishte paraparë që të përfundojnë në vitin 2012 gërmimet arkeologjike në Kalanë e Tetovës. Të njëjtat kishin filluar në muajin gusht të vitit 2008, ku merrnin pjesë 13 arkeologë nga Kosova, Shqipëria dhe nga Maqedonia. Një pjesë e madhe e mureve rrethuese, kuzhinës dhe trapezarisë atë kohë ishin zbuluar nga gërmimet arkeologjike në Kalanë e Tetovës, të cilët ishin mbuluar nga dheu dhe mbeturinat, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, sot e kësaj dite, Kalaja e Tetovës ka mbetur në këtë gjendje të mjerueshme, pa asnjë përkujdesje dhe pa mbrojtje institucionale.

Vitin e kaluar kishte një premtim nga ana e ish-ministrit të Kulturës, Robert Allajgjozovski se pikërisht këtë vit (2018), do të rifillojnë gërmimet.

“Disa mjete ishin paraparë të vazhdojnë punët deri në fund të këtij viti, por për shkak të rebalancit të buxhetit, janë paraparë mjete për vitin e ardhshëm, për shkak të stërngarkimit të buxhetit paraprak. Në çdo rast, punët në Kalanë e Tetovës do të vazhdojnë vitin e ardhshëm. Kjo tashmë është pjesë e prioriteteve të institucioneve përkatëse”, kishte deklaruar vjet në Tetovë ish-ministri Allagjozovski. Por, nga ky premtim i dhënë nuk u realizua asgjë në terren. Në ndërkohë, ministri i Kulturës, Asaf Ademi, thotë se për këtë vit nuk janë paraparë mjete, ndërsa nuk dihet se a do të ketë mjete edhe për vitin e ardhshëm.

“Për këtë vit nuk ishin paraparë mjete për të vazhduar gërmimet arkeologjike, në ndërkohë, kemi biseduar me përgjegjësit e institucioneve përkatëse që për vitin e ardhshëm të parashihen mjete për aktivitete në Kalanë e Tetovës”, thotë Ademi.

Kalaja e Tetovës është e ndërtuar në vitin 1830 dhe deri më sot, për shkak të mungesës financiare, nuk janë marrë masa për restaurim dhe gërmime më serioze. Në vitin 2008 ishin angazhuar mbi 200 punëtorë, ndërsa çdo sektor kishte udhëheqësin e vet. Po ashtu, në gërmimet që filluan në vitin 2008 dhe nuk përfunduan asnjëherë, ishin angazhuar studentë të fakultetit të artit, arkitekturës, historisë dhe të tjerë.

Gërmime arkeologjike ka pasur edhe në vitin 1967, por të njëjtat nuk kanë zgjatur shumë. Krahas kësaj, në hyrje të Kalasë së Tetovës, disa vite më parë është shembur muri që njihet edhe si porta hyrëse e Kalasë së Tetovës. I njëjti vazhdon të qëndrojë në atë gjendje pa asnjë përkujdesje. Në vitin 2012, ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, Pasko Kuzman, kishte deklaruar se mungesa e mjeteve kishte bërë që të mos intervenohet në muret hyrëse.

“Ne para disa viteve bëmë konzervimi e disa pjesëve siç janë trapezeria dhe kuzhina e Kalasë, dhe për ato them se ato nuk do të shemben gjatë 150 viteve të ardhshme, ndërsa në këtë muret ku nuk ka pasur intervenime që nga ndërtimi i tyre para 300 viteve”, tha Kuzman.

Ai kishte deklaruar se para konzervimit të trapezerisë në vitin 2009, është bërë një hetim i tërë i Kalasë, ku është vërtetuar se të gjitha objektet duke përfshirë edhe muret me kullat kanë qenë në gjendje të njëjtë.

“Vetëm mungesa e mjeteve ka pamundësuar mos intervenohet në kohë. Për fat të keq, ne nuk kemi fond rezervë me të cilin do të mund të kryejnë aktivitetet e nevojshme për këso raste të paplanifikuara”, kishte thënë ai. Pikërisht ky është edhe prononcimi i fundit i Kuzmanit për Kalanë e Tetovës, i cili vet ishte përfshirë në gërmimet arkeologjike në Kalanë e Tetovës. Kalaja e Tetovës ndodhet, një në një lartësi mbidetare prej 803 metra, e lartë 220-250 metra dhe me sipërfaqe prej 108.000 metra katrorë./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori