LAJMI I FUNDIT:

Gërmimet arkeologjike në Dresnik të Klinës zbulojnë pallatin veror Perandorak

Gërmimet arkeologjike në Dresnik të Klinës zbulojnë pallatin veror Perandorak

Këto ditë ka filluar edhe shpronësimi i pronave brenda lokalitetit arkeologjik të Dresnikut që gjendet në komunën e Klinës. Janë gjithsej 6 hektarë.

Përgatitjet dhe aplikimi për Projektin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut në bashkëpunim me ekspert të fushës përmes organizatës jo-qeveritare CHWB-Trashëgimia kulturore pa kufij, kanë zgjatuar për më shumë se dy vite.


Ruajtja e Lokalitetit Arkeologjik të Dreznikut, është përzgjedhur një nga 6 projektet nga rajoni i Evropës dhe Euro-Azisë, për tu financuar nga Fondi i Ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, raporton RTK.

Ministri Hajrulla Çeku bashkë me Ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëfinancimit në një vlerë rreth 200,000 euro.

Projekti do të gjasë deri në vitin 2025, kurse Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Fondacioni  Trashëgimia Kulturore pa Kufij “CHWB Kosova” do të jenë partnerët zbatues.

Gërmimet arkeologjike në Dreznik kanë filluar në vitin 2012.

Duke menduar se aty është një Municipium që i përket rangut administrativ të qyteteve romake, gërmimet arkeologjike kanë zbuluar se aty është një lokacion që ka dy faza: e para i takon shekullit II-III dhe e dyta është kjo me të cilën po punohet tani. Pallati veror Perandorak ka orientim veri-jug.

Pallati ka ngrohjen qendrore që është karakteristike e kohës te romakët dhe është i rrethuar nga mure të fortifikuara të larta mbrojtëse.

Ndër artefaktet tjera janë edhe skulpturat e Venerës, 2 statuja të vogla, me fragmente të ruajtura mirë, disa monedha perandorake romake dhe qeramikë.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori