LAJMI I FUNDIT:

Gënjeshtra – shenjë për alarm: Edhe kur fëmija merr notë të dobët, urojani

Gënjeshtra – shenjë për alarm: Edhe kur fëmija merr notë të dobët, urojani

Fëmijët më së shpeshti ndihen shumë keq kur i pikëllojnë dhe i zhgënjejnë prindërit, por dhe edhe kjo di të jetë shenjë e fshehjes

Në marrëdhënien ku fëmijët u frikësohen prindërve, gënjeshtra shpesh është strategji që të mbrohen nga pasojat negative, grindjet, britmat etj.


Nëse fëmijët na gënjejnë, të mos flasim për tinejxherët të cilët thjesht nuk dëshirojnë të na tregojnë çdo gjë që ndodh në jetët e tyre, ndërkaq ne jemi tepër kureshtar, është shumë e sigurt që fjala është për ndonjë pengesë ose marrëdhënie të rëndë ndërmjet prindërve dhe fëmijës.

Për shembull, fëmijët gënjejnë për notat që i marrin në shkollë kur ekziston presioni dhe reagimi negativ ndaj notave të dobëta, transmeton Telegrafi.

Ideja është që fëmija kur merr edhe njësh, duhet uruar sepse ajo notë i është e para, do ta përmirësojë dhe asgjë e keqe nuk do të ndodhë. Në të kundërtën marrëdhëniet do të pësojnë, fëmija me kalimin e kohës do të largohet dhe për gjithnjë e më pak gjëra do t’i bisedojnë me prindërit për jetën e tyre.

Është me rëndësi të zbulohet se çfarë e mundon fëmijën dhe duhet t’i ndihmohet

Fëmijët shpifin disa ngjarje (më vonë kur faza e imagjinatës intensive kalon), sepse e kanë të vështirë të përballen me të vërteten dhe nuk mund të flasin për gënjeshtrën qëllimkeqe.

Është me rëndësi të zbulohet se çfarë e mundon fëmijën dhe të gjendet mënyra se si të përballet më lehtë me të. Ndonjëherë këtë mund ta bëjnë prindërit, por ndonjëherë është mirë të kërkohet ndihmë nga personat kompetentë, sepse ata vendosin marrëdhënie tjetër me fëmijën, posaçërisht nëse fëmija ka vështirësi në marrëdhëniet me prindërit. Dhe, natyrisht, kanë rëndësi edhe kufijtë.

Nëse nuk ju pëlqen se si fëmija e prezanton veten dhe botën e vet nëpërmjet të pavërtetave, nuk do të shkoni deri aty që ta demaskoni para prindërve, mirëpo është shumë me rëndësi t’i bëhet me dije që nuk e miratoni sjelljen e tillë, t’i shpjegohen qëndrimet e tij dhe t’i jepet ndonjë shembull mësimi se si ato situata mund të përfundojnë keq për fëmijën dhe për marrëdhëniet me shoqërinë. /Telegrafi/