LAJMI I FUNDIT:

General Motors prezanton SUV-in elektrik Cadillac Lyriq

General Motors prezanton SUV-in elektrik Cadillac Lyriq

General Motors planifikon të sjellë 20 automjete elektrike në treg deri në vitin 2023.

Cadillac Lyriq, të cilën GM prezantoi të enjten, shënon fillimin e tyre, transmeton Telegrafi.


SUV-i luksoz bazohet në platformën e automjeteve të prodhuesit, e cila përdor bateritë e reja Ultium.

Kjo makinë përshkruan një distancë prej 480 kilometrave me një bateri të vetme.

Makina ofrohet në versione të ndryshme.

Gjithashtu është përfshirë versioni i fundit i sistemit të ndihmës së shoferit Super Cruise, i cili mund të qëndrojë në korsi dhe të ndryshojë korsi në rrugë të përshtatshme, pa shofer që duhet të mbajë duart e tij në timon dhe gjithashtu mund të parkojë në mënyrë të pavarur.

Por blerësit e makinës do të duhet të jenë të durueshëm.

Cadillac Lyriq nuk do të hyjë në prodhim deri në fund të vitit 2022 dhe asgjë nuk dihet ende për çmimin. Është gjithashtu e paqartë nëse makina do të ofrohet edhe në Evropë. /Telegrafi/