LAJMI I FUNDIT:

General Motors: Bateria e re zgjat 1.6 milion kilometra

General Motors: Bateria e re zgjat 1.6 milion kilometra

Prodhuesi i automjeteve është afër përfundimit të një baterie elektrike automobilistike.

General Motors së shpejti do të ketë në dispozicion teknologjinë që mund të zgjasë në mënyrë dramatike jetën e një baterie.


Kompania njoftoi të martën për agjencinë e lajmeve Reuters, se me anë të baterisë së re ju mund të përshkoni një distancë prej një milion milje (1.6 milion kilometra), transmeton Telegrafi.

Jetëgjatësia e kufizuar e baterive është një nga faktorët negativ kur bëhet fjalë për ekuilibrin e përgjithshëm energjetik të një automjeti elektrik.

Kompania është duke investuar një total prej 2.3 miliardë dollarë për të zhvilluar bateri me performancë të lartë si një ndërmarrje e përbashkët me kompaninë koreane LG Chem, e cila do të tejkalojë edhe teknologjitë e baterive të Teslas.

General Motors planifikon të shesë një milion makina elektrike në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë deri në vitin 2025. /Telegrafi/