Contour Global dhe Qeveria e Kosovës, kanë njoftuar se konsorciumi i kompanive të General Electric (“GE”) është përzgjedhur si Ofertuesi i Preferuar në tenderin për Inxhinieringun, Prokurimin, Ndërtimin (“EPC”) dhe Mirëmbajtjen Afatgjatë (“LTM”) për Projektin e Termocentralit “Kosova e Re”. Siç është njoftuar në shtator 2018, katër kompani të parakualifikuara u ftuan të paraqesin propozimet e tyre teknike dhe financiare.
GE, ContourGlobal dhe Qeveria e Kosovës planifikojnë qe të vazhdojnë negociata të mëtejshme me qëllim të arritjes së një marrëveshje mbi kushtet përfundimtare.
Karl Schnadt, Zëvendës-President Ekzekutiv dhe Kryeshef Operativ i ContourGlobal tha: “Kjo shënon një hap kyç në zhvillimin e projektit Kosova e Re. Jemi të lumtur qe do të ecim përpara me një kompani të nivelit botëror, e cila ka angazhimin dhe aftësitë për të ndërtuar ‘Kosovën e Re’ në kohë dhe sipas standardeve më të larta teknike, mjedisore dhe të sigurisë. Ne, kemi qenë të kënaqur me procesin rigoroz të tenderimit dhe përgjigjen pozitive të marrë nga tregu”.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Valdrin Lluka ka thënë se “Qeveria e Kosovës është e kënaqur me interesimin e madh të tregut për projektin Kosova e Re. Projekti pasqyron nevojën për kapacitet shtesë energjetik për të përmbushur nevojat afatgjate të sigurisë së furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Përzgjedhja e GE-së si Ofertuesi i Preferuar e vë Kosovën një hap më afër arritjes së një rezultati të suksesshëm të këtij procesit të filluar shumë kohë më parë me mbështetjen e shumë institucioneve ndërkombëtare. Qeveria do të marrë pjesë në procesin e negociatave me qëllim të përmirësimit të mëtejmë të kushteve në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Zbatimi i suksesshëm i këtij projekti ka potencialin për të ndryshuar perspektivën e përgjithshme ekonomike të vendit”.
Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm për ekonominë e Republikës së Kosovës dhe do të përfaqësojë investimin direkt të huaj më të madh të bërë ndonjëherë në vend. Termocentrali do të furnizojë ngarkesën bazë energjetike tejet të nevojshme me çmimin më të lirë të mundshëm dhe në mënyrë të besueshme për të përmbushur kërkesën në rritje për energji elektrike në Kosovë në mënyrë të pavarur, pa u mbështetur në import. Gjatë dekadës së fundit Republika e Kosovës ka importuar energji elektrike ne vlerë mbi 500 milionë euro. Duke përdorur teknologjinë më të fundit dhe burimet e bollshme vendore të lëndës djegëse, ‘Kosova e Re’ do të jetë një nga termocentralet më bashkëkohore me qymyr në botë.
“Kosova e Re” do të jetë instrumentale për rritjen e cilësisë së jetës së njerëzve. Termocentrali do të rezultojë në përmirësimin e konsiderueshëm të cilësisë së ajrit duke reduktuar emetimet e ndotësve kryesorë dhe do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të njerëzve që jetojnë dhe punojnë në rajon. Emetimet e pluhurit do të reduktohen me 93%, ndërsa SOx dhe NOx do të reduktohen me 85% dhe 93% respektivisht, me CO2 të ulur për 38%.
Termocentrali i ri do të ndihmojë në rritjen dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Duke ofruar siguri afatgjatë të furnizimit, ‘Kosova e Re’ do t’i japë fund humbjeve vjetore prej 300 milion euro të shkaktuara nga furnizimi aktual i pasigurt i energjisë elektrike në Kosovë. Kjo do të krijojë një ambient atraktiv për investimet e huaja direkte dhe do të mbështesë rritje në ekonomi. Vlerësohet se ky investimi madhor i ContourGlobal do të rrisë bruto produktin vendor (GDP) afatmesëm për së paku 2%, duke nxitur rritje ekonomike vendore dhe rajonale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Prishtina nikoqire e “AI Startup” – Kampit Rajonal të Inteligjencës Artificiale
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj