LAJMI I FUNDIT:

Geer: Partitë politike të ofrojnë zgjedhje të qartë për elektoratin, të parandalohet polarizimi dhe dezinformatat

Geer: Partitë politike të ofrojnë zgjedhje të qartë për elektoratin, të parandalohet polarizimi dhe dezinformatat

“Narrativa është që të kemi zgjedhje demokratike në Maqedoninë e Veriut. Rekordi i kaluar zgjedhor ka qenë shumë i suksesshëm dhe ne shpresojmë që partitë e ndryshme politike dhe kandidatët e ndryshëm do t’i ofrojnë një zgjedhje të qartë elektoratit. Ne duhet absolutisht të ndalojmë atë polarizim dhe dezinformim dhe të punojmë në procese zgjedhore paqësore, bashkëpunuese që do të jenë një histori suksesi, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet”.

Kështu tha ambasadori evropian në Maqedoninë e Veriut David Geer, në manifestimin e organizuar nga Lëvizja Evropiane, ku u prezantuan prioritetet e presidencës belge të BE-së nga ambasadori i Belgjikës në Maqedoninë e Veriut me seli në Sofje, Frederic Meris.


Geer theksoi se shumë nga prioritetet e presidencës belge janë gjithashtu shumë të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut, siç është mënyra se si e trajtojmë tranzicionin e gjelbër, sundimin e ligjit, tranzicionin social.

“Zgjedhjet do të çojnë në formimin e një qeverie të re dhe ajo do të duhet të përballet me të gjitha këto prioritete dhe sfida. Qytetarët do të presin rezultate në përballjen me luftën kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, reforma në administratën publike duhet të jetë problemi kryesor i çdo qeverie që do të vijë. Kemi disa udhërrëfyes për reformat në drejtësi, reformat në administratën publike dhe shtetërore, kemi raport nga skriningu, ku janë zbuluar probleme të ndryshme, si dhe mision vlerësues nga KE. Të gjitha këto janë pritshmëri që duhet të çohen përpara”, theksoi Geer.

Ambasadori evropian theksoi sërish se është absolutisht e nevojshme që vendi të fokusohet tek reformat.

Ai theksoi se çdo vonesë në rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut ka pasoja për vendin dhe rajonin, dhe veçanërisht të rrezikuara janë arritjet e deritanishme të vendit, në të cilat ka investuar bashkësia ndërkombëtare./Telegrafi/