Geer: Maqedonia e Veriut të shfrytëzojë për reforma periudhën deri në zgjedhje
Për Maqedoninë e Veriut fokusi në vitin 2023 duhet të jetë në reforma. Reforma të cilat para së gjithash janë dhe mbi të gjitha do të jenë me kërkesë të qytetarëve dhe interesave të tyre. Rruga përpara, intensiteti i atyre reformave dhe përparimi drejt BE-së tani varet nga ne. Tani është momenti kur duhet të ndërlidheni në atë nxitje që ka ndodhur në vitin 2022 me fillimin e negociatave. Koha prej tani deri në zgjedhje në vitin 2024 duhet të shfrytëzohet pikërisht për këtë, të shtyhen përpara ato reforma aq të nevojshme, për të cilat dimë se cilat janë dhe çka nevojitet të bëhet.
Këtë e porositi euroambasadori në vend, David Geer para Këshillit kombëtar për eurointegrime në Kuvend, ku ambasadorja suedeze në vend, Ami Larson Jain i ka prezantuar prioritetet e kryesimit të shtetit të saj me Këshillin e BE-së.
Gir nënvizoi se viti 2023 do të jetë vendosës për BE-në, për Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë e Veriut.
“Jetojmë në kohëra historike me tërë dhembjen, me të gjitha momentet e vështira që po na ndodhin. Por, po ashtu ka edhe një vendosmëri e madhe që të lëvizim përpara. Me rëndësi kyçe dhe më të lartë është sundimi i së drejtës. Ky ishte fokus i posaçëm dhe brengosja nga ana e qytetarëve vitin e kaluar. BE-ja, vendet anëtare dhe shtetet tjera partnere kanë harxhuar milionë në këtë sektor, ashtu që është e drejtë të pritet të ketë rezultate të caktuara. Maqedonia e Veriut ka nevojë për sektor profesional dhe të pavarur gjyqësor, duke përfshirë edhe prokurorinë. Njerëz që veprojnë me intetritet të çliruar nga presioni politik ose nxitja financiare. Prioriteti kryesor duhet të jetë edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrusopionit”, tha mes tjerash David Geer.
Ai theksoi se opozita në të njëjtën kohë duhet ta luajë rolin e saj në rishikimin e politikave dhe sigurimin e konzistencës së teksteve ligjore me legjislaturën evropiane.
“Integrimi evropian kërkon përkushtim të plotë. Qeveria, Parlamenti, institucionet shtetërore, institucionet lokale, si dhe të gjithë aktorët politikë së bashku me shoqërinë qytetare duhet të punojnë që të avancohet pjesa e reformave evropiane, si pjesë e projektit kombëtar. Ndryshimi i Kushtetutës me qëllim të përfshirjes së qytetarëve të cilët vetpërcaktohen si bullgarë, mbetet vendim sovran i Maqedonisë së Veriut, por plotësimi i saj nevojitet që të mbahet momentumi në negociata. Bëhet fjalë për vendim që nuk varet nga asnjë tjerët përveç prej juve”, tha Geer.
Auroambasadori tha se me integrimin në BE, nuk humbet identiteti kombëtar.
“Edhe një herë më lejoni që të sqarojë se inregrimi në BE në asnjë mënyrë nuk e merr gjuhën e juaj ose identitetin kombëtar. Marrëveshja paradokohe e nënshkruar me FRONTEKS-in është dëshmi për këtë. Sjell siguri për kufijtë e juaj”, tha Geer.
Ai përsëriti se edhe ky vit nuk do të jetë i zakonshëm për Evropën, për Ballkanin Perëndimor dhe për Maqedoninë e Veriut dhe me këtë rast i uroi Maqedonisë së Veriut për ndërmarrjen e kryesimit me OSBE-në.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare