LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Demarkacioni nuk kalon pa Listën Serbe (Video)

Gecaj: Demarkacioni nuk kalon pa Listën Serbe (Video)

Bajram Gecaj, zëvendësministër i MAPL-së dhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, në emisionin “Infobox” të RTV Dukagjinit ka thënë se pa Listën Serbe, nuk kalon marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi dhe se kërkesat e tyre nuk janë të lidhura me krijimin e Asociacionit.

Sipas tij, Qeveria po punon vazhdimisht për ti bindur deputetët se kjo marrëveshje është e saktë dhe e drejtë.


Sipas Gecajt, kauza e opozitës nuk ka të bëjë me demarkacionin por me rrëzimin e pushtetit me dhunë.

Ai ka thënë se nëse vërtetohet se aktivistët e Vetëvendosjes e kanë sulmuar objektin e Kuvendin me granatë dhe e kanë djegur veturën e bashkëshortes së tij, kjo organizatë duhet të shpallet terroriste.

Bajram Gecaj në “InfoBox” ka thënë se ma rastin “Pronto” duhet të merret drejtësia dhe së në Qeverinë Mustafa nuk ka pasur asnjë aferë. /Telegrafi/