LAJMI I FUNDIT:

Gazmend Abrashi ka mbetur pa para!

Gazmend Abrashi ka mbetur pa para!

Edhe pse është një nga biznesmenët më të pasur të vendit tonë, Gazmend Abrashi është shembulli konkret se edhe një milioner mund të mbetet pa para.

Në programin televiziv “Histori suksesi” që ka nisur prej dy javësh në RTV Dukagjini, Gazmendi ka treguar një detaj interesant se si i kishte ndodhur të mos kishte para me vete për ta paguar drekën në një restaurant.


Për fatin e tij të mirë, ishte i shoqëruar me një nga miqtë e tij më të mirë dhe kjo bëri që situata të tejkalohet pa u “turpëruar”.

Gjatë emisionit, Abrashi ka shfaqur mjaft anë interesante të karakterit të tij si në punë ashtu edhe në jetën personale. /Telegrafi/