LAJMI I FUNDIT:

Gazetat digjitale në Android

Gazetat digjitale në Android

Gazeta prestigjioze amerikane Wall Street Journal raporton se Google u është ofruar botuesve të njohur botërore me ofertën që versionet e tyre digjitale t’i sheshin nëpërmes pajisjeve me sistemin operativ Android.

Google ka vendosur të hyjë në tregun e shpërndarjes digjitale të gazetave në të cilin aktualisht sundojnë dy lojtarë shumë të fortë, Amazon e Apple. Amazon me anë të pajisjes së vet Kindle që disa vjet rresht shpërndan versione digjitale të shumë gazetave ditore dhe revistave, e Apple është gjendur shumë mirë me versionet digjitale të revistave me ngjyra, sepse iPad i tyre mund të paraqes revistën në ekran pa shumë ndryshime vizuale krahasuar me atë të shtypur.


Zhvilluesi i sistemit operativ Android (Google) dëshiron të bëj të njëjtën gjë në platformën e vet mobile dhe ofertën e vet për këtë punë ua ka dërguar tre botuesve më të mëdhenj të revistave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Hearts Publishing, Conde Nast dhe Time Warner për kioskën digjitale. Kioska digjitale e Google do të funksiononte në të gjitha pajisjet Android, e besojmë se para së gjithash synon kompjuterët tablet për shkak të ekraneve të tyre më të mëdha.

Supozohet se Google do të merr përqindje shumë më të vogël nga shitja e revistave sesa që ka Amazon e Apple, përqindja e tyre është 30 për qind. Komenti zyrtar i gjigantit të internetit në këtë lajm është se aktualisht është në negociata me disa botues, por ende nuk kanë asgjë të rëndësishme për të publikuar. /Telegrafi/