LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja që ishte në aeroplan tregon se çfarë ndodhi në momentet e fundit, deri kur Alexei Navalny u arrestua në Rusi

Gazetarja që ishte në aeroplan tregon se çfarë ndodhi në momentet e fundit, deri kur Alexei Navalny u arrestua në Rusi

Korrespondentja e Euronews, Galina Polonskaya, ishte në aeroplan me udhëheqësin e opozitës ruse Alexei Navalny para se të arrestohej kur mbërriti në një aeroport të Moskës.

Ajo përshkroi udhëtimin nga Berlini, ku kritiku kryesor i Kremlinit ishte trajtuar për një helmim me agjent nervor, duke u kthyer përsëri në Moskë, ku autoritetet kishin paralajmëruar se një Navalny sfidues do të përballej me arrestimin e menjëhershëm, përcjell Telegrafi.

Polonskaya ka thënë se shtypi që po priste që Navalny dhe gruaja e tij, Yulia Navalnaya, nuk u informuan se si do të zhvilloheshin ngjarjet dhe ishin detajet e sigurisë së politikanit që kontrolluan çiftin në aeroporti.

Në aeroplan, ajo tha se Navalny dukej i relaksuar dhe po bënte shaka me gazetarët gjatë fluturimit.

Kur një bashkudhëtar i dha një ari të vogël të bërë me çokollatë, ai me humor sugjeroi që mund të helmohej.

Kur dikush e thirri duke e pyetur nëse kishte frikë nga arrestimi, ai qeshi dhe u përgjigj: “Unë, i arrestuar? Pse duhet të arrestohem?”.

Gjithsesi, ai nuk pranoi të jepte ndonjë intervistë në aeroplan dhe në vend të kësaj shikonte filma vizatimor me gruan e tij, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Sipas gazetares, piloti së pari njoftoi një vonesë prej 30 minutash përpara se të tregonte se avioni po drejtohej për në Sheremetyevo dhe nuk do të aterronte në aeroportin e Vnukovos siç ishte planifikuar për shkak të një “problemi teknik”.

Navalny i tha ekipit të tij se ai nuk e kishte pritur që kjo të ndodhte, duke shtuar: “Kjo tregon në çfarë mase ata kanë frikë nga unë”.

Turmat e mbështetësve të tij, gazetarët dhe njësitë e policisë së trazirave ishin mbledhur duke e pritur në aeroportin Vnukovo të Moskës.

Kur aeroplani arriti në Sheremetyevo, Polonskaya vuri re për herë të parë që Navalny po mbante për dore gruan e tij.

Ndryshe, Navalnaya kishte qenë me politikanin gjatë gjithë rimëkëmbjes së tij në Gjermani.

“Ndjeva sikur ai e dinte se çfarë do të ndodhte”, ka thënë korrespondentja, duke iu referuar arrestimit të tij.

Pastaj, me gazetarë që vërshonin rreth tij, kritiku më i shquar dhe i vendosur i Putinit dha një deklaratë duke hequr shqetësimet për arrestimin: “Unë e di që kam të drejtë. Nuk kam frikë nga asgjë”, tha ai.

Kur Navalny hyri në ndërtesën e aeroportit, ai u ndalua në kontrollin e pasaportës dhe u arrestua, me policinë kufitare që nuk pranoi të përgjigjej kur ai pyeti cila ishte arsyeja e arrestimit të tij, thjesht duke i thënë se ishte një “çështje e kontrollit të kufirit”.

Aktivisti kërkoi që avokati i tij të shkonte me të, por oficerët refuzuan kërkesën e tij.

Shërbimi rus i burgjeve tha se Navalny do të mbahej në paraburgim derisa një gjykatë të vendosë mbi çështjen e tij.

Shërbimi më herët tha se do të kërkonte që Navalny të vuante dënimin e tij 3,5-vjeçar pas hekurave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori