LAJMI I FUNDIT:

Gazetari vret veten duke u hedhur nga një ndërtesë – ishte bërë “i famshëm” pasi u godit nga një i dehur në një transmetim LIVE (Foto/Video)

Gazetari vret veten duke u hedhur nga një ndërtesë – ishte bërë “i famshëm” pasi u godit nga një i dehur në një transmetim LIVE (Foto/Video)

Një gazetar që fitoi famë kur ai u godit në fytyrë nga një i dehur ndërsa raportonte drejtpërdrejt në televizion, thuhet se u hodh nga një ndërtesë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Nikita Razvozhaev, i cili ka punuar si korrespondent për kanalin televiziv rus NTV, thuhet se vrau veten në Moskë.


Vdekja e 25-vjeçarit vjen pas tre muajsh pasi Razvozhaev u bë lajm gjithandej kur ish-parashutisti Alexander Orlov e goditi atë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga festimi i Ditës së Forcave Ajrore të Rusisë.

Në video, Orlov i dehur mund të shihet duke bërtitur kur gazetari kërkon që ai të jetë i qetë.

Raportet sugjerojnë se Razvozhaev ishte ndjerë i vetëm në një “qytet i të huajve”.

Është sugjeruar gjithashtu se ai ishte ndarë me të dashurën e tij.

NTV konfirmoi vetëvrasjen në një deklaratë dhe ish-parashutist Orlov u tha gazetarëve se atij i vjen “shumë keq” për vdekjen e gazetarit, pasi gazetari ishte “një djalë i këndshëm”.

Kështu, Orlov i shprehu ngushëllimet shokëve dhe familjes së Razvozhaev. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=x8AcKUnnXSI

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Serbia
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën

Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën

Serbia
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Evropa
Ukrainasit kanë një armë speciale, droni i vogël që shkatërron tanket 45 tonëshe ruse

Ukrainasit kanë një armë speciale, droni i vogël që shkatërron tanket 45 tonëshe ruse

Evropa
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Serbia
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi

Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi

Azia
Kalo në kategori